AlbanianSport.com 16.08.2015 21:15
ASNN – Mbrojtësi nga Tërnoci i Bojanocit, i cili aktivizohet me skuadrën e Partizanit të Tiranës, Arbnor Fejzullahi, pas shkëlqimit me këtë skuadrës mund të provojë një aventurë të re. Në muajt e fundit është folur për një interesim nga kampionati italian dhe ai francez për Fejzullahin, por që deri më tash nuk ka ndonjë lëvizje.
22-vjeçari i komenton ofertat e tij “Oferta kam pasur, por që nuk e kanë bindur klubin. Gjithçka mbetet e hapur”, deklaroi Fejzullahi. Talenti i tij ra në sy edhe të trajnerit të Kombëtares, Xhovani De Biazi, i cili i bëri një ftesë për miqësoren Shqipëri-Francë (1-0), ku Fejzullahi shijoi disa minuta si “kuqezi”.
Fejzullahi është zhvilluar si futbollist në skuadrën e Tërnocit, ndërkohë që emër në Shqipëri bëri te Besa e Kavajas, ku u aktivizua për plot tri edicione. Në verën e vitit të kaluar iu bashkua Partizanit. Fejzullahi ka qenë pjesë edhe e Kombëtares së Nën-21-vjeçarëve të Shqipërisë, me të cilën luajti me shumë sukses.