AlbanianSport.com 18.10.2014 19:35
ASNN – Në kuadër të javës së 3-të të Kategorisë Superiore, Partizani i vendit të 3-të përballet në fundjavë në Shkodër me Vllazninë e vendit të 7-të, në një takim të cilin trajneri Shpëtim Duro e ka cilësuar si të vështirë.
Trajneri i të kuqve kryeqytetas, ka kërkuar nga skuadra e tij që të mos e nënvlerësojë kundërshtarin mbi bazën e luhatjeve që ka patur në këtë fillim sezon, por të mbetet e përqendruar në lojën e saj.
Partizani udhëton të dielën drejt Shkodrës, për t’u ndeshur me Vllazninë dhe në konferencën e për shtyp dhënë të premten, trajneri i të kuqve kryeqytetas, ka kërkuar nga skuadra e tij që të mos e nënvlerësojë kundërshtarin mbi bazën e luhatjeve që ka patur në këtë fillim sezon.
Duro ka kujtuar se ky sezon i Kategorisë Superiore do të jetë i ashpër. Ndeshja midis Vllaznisë dhe Partizanit do të luhet të dielën në Stadiumin “Loro Boriçi” të boshatisur, duke nisur nga ora 13:00.