AlbanianSport.com 05.05.2015 11:10
ASNN – Nuk mund të jetë kurrë i qetë ky derbi. Dueli mes Partizanit dhe Tiranës vazhdoi edhe pas fishkëllimës së fundit të gjyqtarit Jemini, me trajnerin e të kuqve, Duron, që sulmoi rivalët. Ai akuzoi klubin tiranas për mungesë respekti, dhe theksoi pathyeshmërinë e tij në ndeshje të tilla.
“Jam shumë i kënaqur por do të isha më shumë po të fitonim, – ka deklaruar ai pas ndeshjes për mikrofonin e Rrjetit të Radio-Televizionit Shqiptar, që e solli drejtpërsëdrejti këtë sfidë të madhe. – Barazimi është rezultat pozitiv. Gjatë gjithë ndeshjes kemi qenë më superiorë.”
“Nuk i lejuam asnjë hapësirë Tiranës, – vijoi kreu i stolit të të kuqve kryeqytetas. -Skuadra tregoi pjekuri dhe grintë duke e rikthyer rezultatin me planin B më në fund. Jemi superiorë gjatë gjithë sezonit me Tiranën. E rëndësishme është Evropa, por, në 3 javët e fundit, kemi tre kundërshtarë që kanë dalë nga objektivat.
Duro u shpreh i kënaqur me skuadrën, por jo me gjykimin, sidomos në rastin e golit të dytë të Tiranës, duke u shprehur Bakaj ishte në pozicion jashtë loje. “Goli i Tiranes është i parregullt pasi Bakaj është shumë përpara me të gjithë. Gjithsesi, ne dhamë maksimumin dhe jam i kënaqur me ekipin.”
Ndërkohë, për autorin e golit të dytë të Partizanit, Mentor Mazrekaj, barazimi është një rezultat i kënaqshëm për të kuqtë. Ai shtoi se gjatë tre javëve të fundit, Partizani do të kërkojë 9 pikë për të arritur Evropën. Të dyja skuadrat kryeqytetase mbetën të zhgënjyera këtë sezon, sepse pavarësisht atmosferës së jashtëzakonshme në përballjet derbi, trofetë shkuan për të tjerët.
Kupën e merr ose Kukësi, ose Laçi, ndërsa titulli duket i Skënderbeut