Partizani / Duro: Apolonia nuk nënvlerësohet, muaji prill vendos titullin

Share Button

Apolonia-Partizani-0-2-gol-porta

AlbanianSport.com 02.04.2015 22:00

ASNN – Partizani pret të shtunën në kryeqytet Apoloninë, në takimin e vlefshëm për javën e 29-të të Kategorisë Superiore dhe, duke folur për këtë sfidë, trajneri i të kuqve kryeqytetas, Shpëtim Duro, kërkoi që të mos nënvlerësohet kundërshtari. Për trajnerin e Partizanit, fati i titullit “kampion” do të vendoset brenda këtij muaji.

Pasi e uroi Kombëtaren kuqezi, gjatë konferencës për shtyp të dhënë të enjten, për suksesin e arritur ndaj Armenisë, trajneri 55-vjeçar u përqendrua te forma e ekipit të tij, duke e pranuar se pushimi i imponuar nga ndeshjet eliminatore ka ndikuar pjesërisht te skuadra e tij, ku disa lojtarë nuk gëzojnë formën optimale.

Skuadra e Partizanit ndeshet të shtunën pasdite me Apoloninë, në një takim ku të kuqtë e trajnerit Shpëtim Duro do të kërkojnë vetëm fitoren. Këtë e ka theksuar edhe vetë kreu i stolit të Partizanit. ‘Apolonia edhe pse është shumë pranë rënies nga kategoria mbetet një kundërshtar që duhet vlerësuar maksimalisht”, – ka thënë ai.

“Ata janë një skuadër që luajnë pa shumë presion dhe kanë elementë të mirë në organikën e tyre”, – ka shtuar ai. Pas përballjes, në letër, të lehtë me Apoloninë, Partizani do të luajë dy sfida direkte për titullin, fillimisht kundër Skënderbeut dhe më pas kundër Kukësit.

Për trajnerin e Partizanit, fati i titullit “kampion” do të vendoset brenda këtij muaji. Në vijim, trajneri i të kuqve shtoi se fakti që tre rivalët e tjerë do të luajnë edhe në Kupë nuk e favorizon ekipin e tij. Ai ritheksoi gjithashtu besimin që ka te qendërsulmuesi Stevan Raçiç duke theksuar se lojtari serb i ka plotësuar të gjitha pritshmëritë.

Duro kritikoi zërat që e konsiderojnë një trajner mbrojtës, duke u shprehur se objektivi i tij i vetëm është fitorja. Partizani mban vendin e 3-të të renditjes, me 56 pikë, ndërsa Apolonia renditet e parafundit, me 16 pikë. Kategoria Superiore rinis nga java e 29-të, me 4 skuadrat pretendente në garë për trofeun final.

4 ndeshje të kalueshme në letër për rivalët të cilët më pas do të nisin një tur force me përballje direkte. Mes tyre qëndron edhe Partizani që nga vendi i tretë do të kërkojë të sigurojë suksesin e katërt radhazi këtë të shtunë në Stadiumin Kombëtar “Qemal Stafa” kundër Apolonisë.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Komisioni i Ligave dhe Garave vendos datat deri në fund të vitit

FSHF / Komisioni i Ligave dhe Garave vendos datat deri në fund të vitit

AlbanianSport.com 15/11/2024 17:15 ASNN – Komisioni i Ligave dhe Garave në Federatën Shqiptare

AF Elbasani, aty ku futbollistët vrapojnë si “maratonomakë”

AF Elbasani, aty ku futbollistët vrapojnë si “maratonomakë”

AlbanianSport.com 14/11/2024 14:50 ASNN – Pas 13 javëve të para në kampionat, pra kur janë luajtur

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

Nis faza e 4-t, takimet e javës së 28-të luhen në fundjavë, ja kalendari

Nis faza e 4-t, takimet e javës së 28-të luhen në fundjavë, ja kalendari

AlbanianSport.com 14/03/2024 16:20 ASNN – Kategoria Superiore e Kampionatit Kombëtar të Futbollit

(Video) Vllaznia / Drejtori Osmani: Në këtë fazë, nuk mund të zgjedhësh më

(Video) Vllaznia / Drejtori Osmani: Në këtë fazë, nuk mund të zgjedhësh më

AlbanianSport.com 13/03/2024 18:25 ASNN – Drejtori Sportiv i Vllaznisë, Tefik Osmani, ka folur të martën

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh