Partizani / Deklarata e plotë e të kuqve: FSHF po na pengon tinëzisht!

Share Button

AlbanianSport.com 03.03.2017 13:45

Duke dashur t’ju bëjmë me dije se kemi depozituar kërkesën ankimore pranë Komisionit të Apelit në FSHF, pas vendimit skandaloz të radhës të Komisionit të (In)Disiplinës të FSHF-së, gjejmë sërish rastin të reagojmë edhe një herë publikisht duke denoncuar paligjshmërinë totale të këtyre akteve të cilat destabilizojnë dhe cenojnë rëndë integritetin e kësaj gare, që mesa duket telekomandohet nga përtej fushave të blerta dhe përdhos punën, mundin dhe sakrificat ekonomike të bëra për të rritur nivelin dhe cilësinë sportive tonën dhe të kampionatit. Themi paligjshmëri absolute të vendimit, pasi është tërësisht jashtë çdo lloj logjike juridike që sjellja e gabuar e klubit mik të dënohet më shumë se sa dështimi në përmbushjen e detyrimeve për organizimin e ndeshjes të klubit vendas. Është jashtë çdo lloj parimi ligjor apo njerëzor (pavarësisht se asgjë njerëzore nuk kishte në sjelljen e tifozëve vendas) një vendim i cili mohon faktet, duke krijuar fakte inekzistente të stisura nga shkëmbimi i thashethemeve ndërmjet zyrave të Kukësit dhe FSHF-së. Dukshëm, FSHF ka gjetur mënyrën më tinëzare të mundshme për të penguar FK Partizanin në realizimin e objektivave të tij. Në kushte normale, akuzat tona do të dukeshin komplotiste dhe konspirative, por derisa FSHF çdo javë, për çdo akt tonin, korrekt apo të gabuar, njeh vetëm një mënyrë veprimi: gjoba disa-milionëshe dhe luajtje ndeshjesh pa spektatore, panorama bëhet e qartë; linja e mendimit dhe e prapamendimit bëhet e lexueshme… I bëjmë thirrje urgjente FSHF të reformojë vetveten një kohë e më parë, pasi po bën maksimumin për të shkatërruar rritjen e mundimshme të nivelit sportiv të garës. Po bën çdo gjë për të penalizuar klubin tonë, tifozerinë tonë dhe komunitetin sportiv të cilin ne përfaqësojmë. Me një mendësi province të thellë, thuaj mesjetare, po shkatërrojnë çdo iniciativë tonën për të krijuar një model suksesi dhe për të arritur sukseset që meritojmë. Fatkeqësisht, kjo sjellje e FSHF-së po përsëritet nga viti në vit duke mbrojtur interesat e rryshfetxhinjve dhe të të privilegjuarve. Duke mos u mjaftuar vetëm në reagime publike, në mos pajtim të plotë me vendimin skandaloz, qartësisht të porositur, po u japim mundësinë e fundit strukturave të FSHF, që nëse u ka mbetur ndopak cipë morali, dinjitet profesional dhe mbi të gjitha dëshirë për të organizuar një kampionat me sadopak integritet gare, të korrigjojnë veten dhe të ndreqin vendimin në apel. Në të kundërt zotërinjtë e FSHF-së sa vijojnë të gënjejnë veten, Klubet (përveç atyre të ryshfetit, të privilegjeve apo te pakteve të fshehta alla “më lër këtë, të të lë atë”), lojtarët, që nga ai më i vogli në moshë, tifozët, si dhe komunitetin sportiv brenda e jashtë vendit, që këtu ka dhe bëhet futboll apo organizohet garë sportive”, shkruhet në njoftimin klubit të Partizanit, bërë nga Gerald Burba, sekretar i përgjithshëm i të kuqve.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh