Partizani, davaritja e një ëndrre të madhe, dështim i strategjisë së të kuqve

Share Button

Partizani-Andrea-Agostineli-prezantimi-2016

Nga AlbanianSport.com 16.02.2016 14:25

Nga pretendente për titull, në një rivale që po davaritet gjithnjë e më tepër e që madje po ndjen nga prapa edhe dihatjen e një tjetër rivaleje, Tiranës, që, ndonëse 7 pikë prapa, me një vazhdë mbresëlënëse rezultatesh, ëndërron t’u rrëmbejë të kuqve kryeqytet edhe vendin e dytë. Sepse titulli “kampion”, po duket gjithnjë e më tepër mision i pamundur.

Me pak fjalë, kriza e Partizanit duket se nuk largohet dot as nga trajneri i ri, Agostineli, pasi ëndrra për titull duket e largët. Në fakt, në fund të tetorit të kaluar gjithçka dukej një përsosmëri. Partizani mundte Skënderbeun e pathyeshëm në Stadiumin Kombëtar “Qemal Stafa” në kryeqytet, dhe bindja ishte e fortë se ky ishte sezoni i duhur për titullin e munguar qe prej kur s’mbahet mend.

Për fat të keq, kur kanë kaluar thuajse 110 ditë ndryshimi është thuajse i plotë, dhe kryeqytetasit janë në krizë. Të kuqtë kanë humbur 7 pikë në më pak se 4 muaj, duke qenë tani 4 pikë prapa kampionëve. Shkarkimi i ish-trajnerit Starova mund të quhet shkak i krizës, apo vazhdim i saj? Jo e lehtë përgjigja pasi Partizani nisi rënien me të në stol, pas humbjes në Korçë, dhe disfatës në kryeqytet ndaj Teutës.

Ardhja e trajnerit të ri, Agostinelit, mesa duket nuk solli përmirësim, edhe pse italiani erdhi me ide të qarta. Siç ndodh shpesh, ndryshimet në ekip ishin të shumta pas ndryshimit në stol. Dhjetë lojtarë të rinj erdhën në janar, mes të cilëve argjentinasit Torasa e Haberkorn, braziliani Felipe, afrikani Atanda apo shqiptari i Kosovës, Krasniqi.

Spektakli i janarit pati mjaft kritika. Sidoqoftë, krizën në lojë e rezultate nuk e sollën vetëm blerjet. Sulmuesi kryesor, Xhevahir Sukaj, nuk është më ai i javëve të para, ndërsa lojtari tjetër i rëndësishëm, Mazrekaj, është vënë nën kritika, i akuzuar si jashtë forme. Përballja në Kupë me Laçit shihet si vendimtare për të ardhmen e Agostinelit, dhe humbja 0-2 e ndeshjes së parë e vendos në rrezik të madh italianin.

Nëse i jepet kohë, ai ndoshta mund ta arrijë suksesin, por në futbollin shqiptar një cilësi si durimi nuk vlerësohet edhe aq. Bashkë me trajnerin, flitet se rrezikon edhe drejtori i përgjithshëm, Dervishi, si njeriu përgjegjës i projektit “Partizani”. Presidenti Demi, në kërkim të titullit të parë pas 23 vjetësh dhe të lojës së bukur, mund të mbetet pa asnjërën. Por edhe ai nuk është pa faj në këtë mes…

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Grupi ynë i Ligës së Kombeve, i hapur

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Grupi ynë i Ligës së Kombeve, i hapur

AlbanianSport.com 15/11/2024 18:25 ASNN – Trajneri Silvinjo dhe qendërmbrojtësi Arlind Ajeti dolën

FSHF / Komisioni i Ligave dhe Garave vendos datat deri në fund të vitit

FSHF / Komisioni i Ligave dhe Garave vendos datat deri në fund të vitit

AlbanianSport.com 15/11/2024 17:15 ASNN – Komisioni i Ligave dhe Garave në Federatën Shqiptare

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh