Partizani-Bylis 2-2, flasin trajneri Sormani & golshënuesi Guindo

Share Button

AlbanianSport.com 22/02/2020 21:25

ASNN – Trajneri italian i të kuqve kryeqytetas dhe futbollisti afrikan i ballshiotëve analizojnë ndeshjen. Një ndeshje që u vendos rreth episodit të dëmtimit të Trashit dhe për më tepër, nga mënyra e pësimit të golit të parë. Ky ishte thelbi i analizës që trajneri i Partizanit, Adolfo Sormani, bëri pas barazimit 2-2 të shtunën me Bylisin.

Për italianin e stolit të të kuqve kryeqytas, skuadrës i mungoi aftësia për ta vrarë ndeshjen. Sormani shpreson që skuadra të ketë nxjerrë mësime. Përtej polemikave për golat, tanimë, trajneri i Partizanit e ka zhvendosur vëmendjen tek derbi me Tiranën. Ndërkaq, shënuesi i golit të barazimit, Saliu Guindo, e ka quajtur që çmuar pikën e marrë me Partizanin.

“Që të themi të vërtetën, ishte shumë shumë e vështirë, por, lavdi Zotit, morëm një barazim, – ka thënë ai. – Ishte e vështirë, por të paktën morëm një pikë ndaj njërës prej skuadrave më të mëdha në Shqipëri, kështu që jemi mirë.” Futbollisti 23-vjeçar i Bylisit ka vlerësuar shpirtin e skuadrës, që gjeti forca të reagojë përtej pësimit të dy golave të shpejtë.

“Padyshim që ishte e vështirë të gjendeshim aq shpejt në disavantazh të dyfishtë, por ne besuam deri në fund dhe këtë ia përsëritëm vetes edhe në pushimin e ndeshjes, – ka pohuar Guindoja. – Duke patur parsysh cilësinë që kemi në skuadër, ne e dinim se mund t’ia dilnim dhe, fatmirësisht, erdhi edhe goli i dytë. Për sulmuesin afrikan nga Mali, goli i barazimit ishte i rregullt.

“Nuk jam unë ai që mund të gjykoj mbi këtë rast. Nga pozicioni që isha unë, ai ishte gol i rregullt dhe kështu vendosi edhe gjyqtari, kështu që nuk  më mbetet shumë për të thënë”, – ka përfunduar shënuesi i golit të barazimit, futbollisti afrikan i ballshiotëve, Saliu Guindo,

 

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh