Gjergj Vyshka 10.11.2014 17:05
I është dashur një mund shumë i madh Partizanit B për të mundur Shënkollin dje në stadiumin “Selman Stërmasi”. Madje goli ka ardhur në kohën shtesë, vetëm në minutën e parë të kohës së dhënë nga gjyqtari i katërt i takimit.
Ndeshja ka qenë tërësisht e dominuar nga Partizani, që ka humbur raste shënimi pa mbarim. Shënkolli është mbrojtur me forca të shumta, ndërsa ka bërë edhe lojë të rëndë.
Pasojë e kësaj loje janë dhe gjashtë kartonët e verdhë, tre për secilën skuadër, të dhënë nga gjyqtari Dosti. Miqtë kanë qenë të pakënaqur nga gjykimi i Dostit, aq sa kanë tentuar dhe t’i afrohen.
Por ndërhyrja e forcave të rendit ka neutralizuar gjithçka. Goli i Lanit i ka dhënë një tjetër tripikësh Partizanit B, që ka rritur pretendimet e tij për të qenë në Kategorinë e Parë.
Partizani B – Shënkolli 1-0
Shënues: Lana 90’+1
Partizani B: Hoxha, Dulo, Beqiri, Çera (Kurti 81’), Tarja, Ismaili, Berberi (Sina 58’), Limani (Lana 60’), Metaj, Vatnikaj, Gjeçi. Trajner: M. Pelinxhi
Shënkolli: Sumaj (Gjini 46’), Buraku, Zefi, R. Djala, Mirdita, Marku, Mashi, Zeqja, Keqira (Hasani 88’), Deda, Pjetrushi (Frroku 81’). Trajner: A. Bruka
Gjyqtarë: D. Dosti, G. Balliu, K. Berberi (Berat)
Kartonë të verdhë: Dulo, Ismaili, Vatnikaj / Keqira, Mashi, Deda