Gjergj Vyshka 27.10.2014 18:25
Partizani B duket se ka bërë ndeshjen më të mirë të sezonit, teksa ka fituar pastër dhe thellë 3-0 me Erzenin, dje në Stadiumin “Selman Stërmasi” në kryeqytet.
Ka shënuar Gjeçi dhe më pas Ibrahimi dhe përsëri Gjeçi, kurse kështu të kuqtë e Pelinxhit i kanë vënë frena Erzenit kryesues.
Një ndeshje kjo që është ndjekur nga drejtori teknik i Partizanit, Sulejman Starova, por dhe trajneri i të rinjve, Genc Tomori.
E kështu, Partizani B vijon të bëjë ndeshje të mira, duke u renditur aktualisht i dyti, me 9 pikë, po aq sa shijakaset dhe 3 pikë pas Korabit kryesues.
Partizani B – Erzeni 3-0
Shënues: Gjeçi 8’, 62’, Ibrahimi 55’(11-m.)
Partizani B: Gjonikaj, Ibrahimi, Beqiri (Dule 67’), Tarja, Limani, Muskaj, Metaj (Kurti 77’), Berberi, Ismaili, Gjeçi, Vatnikaj. Trajner: M. Pelinxhi
Erzeni: Gjoka, Peqini, Kardhashi, Kalluci, Kllari (Kacmoli 22’, Hysa 51’), R. Troplini, D. Troplini, Kullolli, Xh. Vora, Çyrbja, I. Vora (Muça 50’). Trajner: O. Vora
Gjyqtarë: Xh. Mema, A. Demiraku, M. Sadikaj (Durrës)
Kartonë të verdhë: Tarja / Gjoka
Kategoria e Dytë
Grupi A
Java e 4-t
(26-27 tetor 2014)
Partizani B – Erzeni 3-0
Skrapari – Shënkolli 0-0
Teuta B – Sukthi 0-1
Korabi – Tirana B 4-2
Vora – Albpetroli 3-0
Domosdova – Luzi 2008 (sot)
Olimpiku pushim
Renditja
Nr. Skuadra N. F. B. H. Gsh-Gp Pikë
- Korabi 4 4 0 0 9-3 12
- Partizani B 3 3 0 0 6-0 9
- Erzeni 4 3 0 1 8-5 9
- Shënkolli 4 2 1 1 8-2 7
- Sukthi 3 2 0 1 3-2 6
- Vora 3 1 1 1 3-1 4
- Luzi 2008 3 1 1 1 4-3 4
- Albpetroli 4 1 1 2 2-5 4
- Teuta B 4 0 2 2 0-2 2
- Olimpik 3 0 2 1 3-6 2
- Tirana B 3 0 1 2 5-9 1
- Skrapari 3 0 1 2 0-5 1
- Domosdova 3 0 0 3 2-10 0