AlbanianSport.com 23/12/2020 17:45
ASNN – Është rikthyer tanimë në formën e tij optimale dhe Jasir Asani ishte lojtari më i mirë në fitoren e Partizanit ndaj Kastriotit, ku shënoi edhe një gol, duke u treguar i saktë nga pika e bardhë e 11-metërshit në minutën e dytë shtresë.
Duke folur për mediat pas ndeshjes, futbollisti i kuq pohoi ato që e kishin frenuar skuadrën në kërkim të fitores. – Ekipi kishte ngërçin që nuk shënonim. Mendoj se kjo e sotmja na qetëson dhe jemi më të qetë për ndeshjet e radhës.”
“Për çdo lojtar kur vjen nga një dëmtim, ka vështirësi, por falë Zotit dhe stafit jam kthyer nga dëmtimi”, – ka përfunduar mesfushori i krahut të të kuqve, i lindur në Shkup.