Partizani anulon festën e Skënderbeut, fiton 1-0 “in-extremis” në Korçë

Share Button

Skenderbeu-Partizani-0-1-gol-2016

AlbanianSport.com 13.05.2016 21:55

ASNN – Përkundër të gjitha gjasave, Partizani ka mbajtur gjallë shpresat, deri më sot, mjaft të vakëta për titull, pasi ka fituar me një gol të vetëm në Korçë ndaj Skënderbeut vendas, duke bërë që gjithçka të vendoset në javën e fundit të këtij sezoni. Takimi midis kampionëve në fuqi dhe sfidantëve për titull, u vendos në minutën e fundit të kohës së rregullt, nga një gol i Vilës, dhe tashmë Skënderbeun dhe Partizanin i ndajë vetëm 2 pikë nga njëra-tjetra në krye.

Niveli më i lartë i Kampionatit Kombëtar të Futbollit, që njihet si Kategoria Superiore e ka shtyrë edhe për 4 ditë të tjera kurorëzimin e kampiones e re të këtij sezoni. Kjo sepse takimi i parë i javës së 35-të, ai që u luajt të premten në mbrëmje në Korçë midis Skënderbeut vendas dhe Partizanit, pasi kryeqytetasit kanë fituar me rezultatin 1-0, duke bërë që fati i titullit të mos vendosej në këtë ndeshje.

Pjesa e parë e këtij takimi ka qenë kryesisht e vakët, me një lojë që nuk u ngrit dot mbi nivelin mesatar, me të dyja skuadrat më të kujdesshme të mos pësojnë gol. Për këtë arsye, 45-minutëshi i parë është mbyllur me rrjeta të paprekura. Në pjesën e dytë, Partizani ka rrezikuar që në fillim portën e gardianit të korçarëve, Shehi, i cili u është falur të dyja shtyllave për të shpëtuar nga goli.

Në përgjithësi, pjesa e dytë ka qenë më e luftuar dhe më e bukur, me të dyja skuadrat në kërkim të golit. Teksa minutat kalonin dhe i afroheshin fundit dhe me Skënderbeun që i mjaftonte edhe një barazim për t’u kurorëzuar edhe matematikisht “kampion” për të 6-ën herë radhazi dhe për të 7-ën herë në histori, në Korçë po bëhej gati për festën e madhe.

Por, Partizani, të cilit i bënte punë vetëm fitorja, për të shpresuar në një mrekulli në javën e fundit, e ka gjetur golin pikërisht në minutën e fundit të kohës së rregullt, duke i prishur festën vendasve. Takimet e tjera të javës së 35-të të Kategorisë Superiore luhen të shtunën, duke nisur nga ora 17:00 dhe Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, do të sjellë për sportdashësit takimin Bylis-Flamurtari.

 

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh