AlbanianSport.com 05.05.2016 10:25
ASNN – Tirana barazoi 2-2 ndaj Partizanit në derbin e fundit të kryeqytetit në këtë sezon të Kategorisë Superiore. Një gol në kohën shtesë shpëtoi të kuqtë nga humbja, por gjithsesi diferenca me Skënderbeun thellohet në 4 pikë. Në këtë ndeshje nuk mungoi edhe tensioni gjatë dhe në përfundimin e saj.
Fitorja e Skënderbeut me Laçin dhe barazimi i Partizanit me Tiranën, ka bërë që korçarët të shkëputen në renditje dhe t’i lejë “të kuqtë” me shumë pak shpresa për trofeun e “kampiones”. Megjithatë, trajneri italian i Partizanit, Andrea Agostinelli, preferon të shikojë anët pozitive të ndeshjes.
Ai thotë se derbi i kryeqytetit ishte një ndeshje e bukur dhe e denjë edhe për Serinë A të kampionatin italian. “E dinim që kjo ishte një javë ku ne mund të humbnim pikë ndërkohë që Skënderbeu kishte stërvitje me Laçin, – deklaroi ai pas derbit. – Kjo ishte padyshim një nga ndeshjet më të bukura të para këtë vit në kampionatin shqiptar.”
“Më dukej si të ishte një ndeshje e Serisë A dhe për këtë dua të përgëzoj të dyja skuadrat”, – përfundoi ai. Pas derbit në “Selman Stërmasi”, Partizani i largohet edhe më shumë Skënderbeut kryesues, duke e çuar në 4 pikë diferencën. Korçarët arritën të fitojnë 6-1 ndaj Laçit.