AlbanianSport.com 24.11.2016 10:25
Një parlamentari nga radhët e Partisë Konservatore në Skoci, ka humbur një seancë parlamentare… sepse ishte duke gjykuar një ndeshje të Ligës së Kampionëve në Portugali. Kjo ka bërë që Dagllas Rosit t’i kërkohet që të japë dorëheqjen nga posti i tij si zëdhënës në parti.
Ai ishte gjyqtar anësor të martën mbrëma në ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndërmjet Sportingut të Lisbonës dhe Realit të Madridit, që u fitua nga skuadra spanjolle me rezultatin 2-1. Kjo nënkuptoi se ai nuk ishte në gjendje të merrte pjesë në Komisionin e grupit parlamentar për drejtësi në Parlamentin e Skocisë.
Rosi fiton 40 mijë stërlina angleze në vit si ndihmësgjyqtar. Në të njëjtën kohë, ai është edhe anëtar i Këshillit “Morej”, dhe udhëtimi i tij për në Portugali nënkuptoi se ai humbi edhe takime të tjera të Parlamentit, të martën. Parlamentari skocez, Ben Makperson, ka deklaruar kjo se nuk është hera e parë që karriera si gjyqtar e pengon Rosin në punën e tij parlamentare.