AlbanianSport.com 04.04.2016 07:55
ASNN – Nuk është gënjeshtër prilli, por një realitet që mund të bëhet i prekshëm gjatë verës. Sipas asaj që raportojnë mediat sportive franceze, kampionia në fuqi e Francës, Paris SG-ja është e gatshme që gjatë merkatos së verës të bëjë transferimin më të shtrenjtë në historinë e futbollit, duke paguar klauzolën e Nejmarit.
Prestigjiozja “L’Ekip” raporton se PSG-ja është e gatshme të paguajë 193 milionë euro për të bërë të vetëm yllin e Barcelonës. Që nga transferimi i tij në Barcelonë, Nejmari ka treguar një formë të shkëlqyer, duke qenë një nga më të spikaturit në sukseset e klubit katalan.
Partneriteti i tij me argjentinasin Lionel Mesi dhe uruguajanit Luis Suarez, kanë krijuar një sulm tresh të jashtëzakonshëm, që njihet ndryshe edhe me shkurtimin “M-S-N”. Por largimin e tij nga “Kamp Nou” raportohet se mund ta bëjnë të mundur edhe problemet me evazion fiskal sa i përket taksave.
Natyrisht, pronarët arabë të klubit parizien mund të zgjedhin të bëjnë një shpenzim të jashtëzakonshëm, në synimin e tyre për ta shndërruar PSG-në në një skuadër që fiton trofe madhorë të futbollit kontinental të klubeve.