Gjergj Vyshka 02.02.2016 07:05
Presidenti i Federatës Botërore të Atletikës, Sebastian Koe, i shoqëruar nga ai i Evropës, Hansen, por dhe menaxheri i marrëdhënieve me jashtë Xhi Isran, kanë inspektuar Tiranën dhe mbretëreshën shqiptare. Sebastian Koe, presidenti i Federatës Shqiptare të Atletikës, është i qartë në paralajmërimin për njerëzit e futbollit shqiptar, të cilët në rregullimin e stadiumeve kanë shkaktuar dëme në pistat e mbretëreshës në vend.
“Nëse vendosni të prishni pistat dhe të rregulloni stadiumin, atëherë na jepni një tjetër vend për t’i ndërtuar përsëri ato”, ka thënë Koe, i cili e ka të qartë situatën e atletikës shqiptare në atë vizitë njëditore që ka pasur dje në Tiranë, teksa ka qenë i shoqëruar nga presidenti i Federatës Evropiane të Atletikës, Hansen, si dhe menaxheri i marrëdhënieve me jashtë në Federatën Botërore të Atletikës, Xhi Isran. Ata janë pritur nga presidenti i Federatës Shqiptare të Atletikës, Gjergji Ruli, si dhe sekretari i përgjithshëm i këtij institucioni, Nikolin Dionisi.
Dhe në daljen përpara medias të Koes, pikërisht në pistën e stadiumit kombëtar “Qemal Stafa”, ka qenë i pranishëm dhe drejtori i sporteve në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, Vladimir Gjonaj. Sepse thirrja, apo paralajmërimit i Lordit Koe nuk është thjesht vetëm për njerëzit e futbollit, por dhe për shtetin. Pasi sot e vetmia pistë me tartan gjendet në “Elbasan Arena”, që pritet të certifikohet zyrtarisht më 21 maj, kur dhe të inaugurohet. Është thënë edhe për një pistë të tillë në Korçë. E mandej të gjitha stadiumet janë vetëm për futboll dhe asgjë më shumë…