AlbanianSport.com 25/05/2019 20:10
ASNN – Futbolli është loja më e bukur në botë. Kështu është shprehur Papa Françesku, përpara 6 mijë fëmijëve në Vatikan. Ai ka dhënë një mesazh për të gjithë ata që luajnë këtë lojë. “Me shumë edukatë dhe kulturë duhet të shprehim solidaritetin ndaj më të dobëtit, duke e inkurajuar të bëhet më I fortë, madje kampion”, – ka thënë Kreu i Selisë së Shenjtë.
Papa Françesku ka dhënë një mesazh tepër të rëndësishëm për gjithë botën e futbollit. Ai ka folur përpara më shumë se 6 mijë fëmijëve në sheshin e Vatikanit për veprimtarinë “Futbolli që duam”. Papa ka thënë fjalë të rëndësishme për fëmijët e pranishëm, por edhe për të gjithë ata që ndjekin lojën më të dashur në botë. “Futbolli është loja më e bukur në botë”, – ka thënë ai.
“Por për fat të keq shikojmë edhe të rinj, si në fushë edhe jashtë saj, që njollosin bukurinë e tij, – ka vijuar i pari i Kishës Katolike. – E përsërisim të gjithë së bashku: Futbolli është një lojë. Ju lutem mos harroni se nga vini, nga ajo fushë e vogël në perfieri, ku keni nisur të luani.” Këto kanë qenë fjalët e Papa Franceskut, drejtuar fëmijëve.
Ai më pas ka thënë se: “Duhet të ndjeni përgjegjësinë e kulturës dhe edukatës, duke e treguar atë nëpërmjet solidaritetit me më të dobëtit, për t’i inkurajuar të rinjtë, që të bëhen më të fortë, madje edhe kampionë në jetë”.