AlbanianSport.com 02.12.2014 18:55
ASNN – Autori i dy golave në vizitën e vështirë të Orikumit në Ersekë, Kongjoni, në një deklaratë të dhënë për shtypin sportive shqiptar, ka deklaruar: “Nuk ka rëndësi shumë se kush shënon. apo kush shërbeu për golat.”
“E rëndësishme është fakti që skuadra arriti të merrte 3 pikë të arta në fushë të huaj, – ka vijuar ai. – Skuadra funksionoi më së miri dhe kjo fitore na ka shërbyer shumë duke marrë parasysh se menjëherë pas kësaj ndeshjeje do të presim në shtëpi kryesuesit e Gramshit.”
“Një ndeshje kjo jashtëzakonisht e vështirë dhe ne si Orikum nuk na mbetet gjë tjetër veçse të marrim 3 pikët e plota në këtë ndeshje. Gramshi ka një skuadër shumë të mirë, por në shtëpi i gjujëzojmë”, – ka përfunduar futbollisti i Orikumit, Kongjoni.