AlbanianSport.com 18.10.2014 18:40
ASNN – Edhe ditën e djeshme, Orikumi ka vijuar normalisht përgatitjet në kuadër të ndeshjes me Himarën, që do të luhet në fushën e kësaj të fundit.
Në një deklaratë të dhënë për shtypin sportiv të ditës, sulmuesi Kongjoni i Orikumit do të nënvizonte: “Po e presim me padurim këtë ndeshje”.
“Dhe jemi përgatitur intensivisht për të dhënë maksimumin në këtë ndeshje”, – ka vijuar ai.
“Nuk kemi se çfarë të humbasim ndaj do të kërkojmë dhe do të marrim maksimumin në këtë ndeshje derbi”, – ka përfunduar sulmuesi Kongjoni i Orikumit.