AlbanianSport.com 30.11.2014 07:55
ASNN – Portieri i Orikumit, Landi Hasani, në një deklaratë të dhënë për gazetat sportive të ditës, ka deklaruar: “Siç e shikoni edhe vetë, kampionati këtë sezon është jashtëzakonisht i vështirë duke marrë parasysh faktin që në të dyja grupet ngjiten në Kategorinë e Parë vetëm kryesueset.”
“E në këto kushte besoj se do të jetë një luftë e vërtetë sportive deri në fund të saj, duke marrë parasysh këtu dhe objektivat përkatëse së të gjitha skuadrave, që militojnë po në atë kategori, – ka vijuar ai. – Gjithsesi, sa i përket Orikumit, nuk është se jemi në rrugën e duhur, pasi kemi lënë disa pikë, të cilat duhen rikuperuar që nga ndeshja e radhës.”
“Do të mundohemi me çdo kusht që të marrim 3 pikë në ndeshjen që do ta luajmë këtë fundjavë në kampionat”, – ka përfunduar “gardiani” i portës së Orikumit, Landi Hasani.