Gjergj Vyshka 22.09.2016 07:55
“Një marrëveshje vetëm për “lobing” tullash”. Kjo ka qenë fjalia e parë e kryetares së Bashkisë së Romës, Raxhi, në Kampidoljo. “Është e papranueshme t’i thuhet “po” kësaj kandidature, – ka thënë kryebashkiakja italiane. – Duket sikur kërkojmë t’i shtojmë borxhet për romanët dhe për të gjithë italianët. Neve nuk na duhet”. Ky ka qenë mocioni i paraqitur në qeveri të martën.
“Ne nuk kemi asgjë kundër Olimpiadave dhe kundër sporti, por nuk duam që sporti të jetë pretekst për shtesa të reja çimentoje, – thuhej në të. – Ne nuk do ta lejojmë dhe nuk ndryshojmë asnjëherë këtë ide. Lojërat janë një çështje thjesht për një “lobing” tullash. Ne jemi duke paguar akoma borxhet për Olimpiadën e 1960-ës. Bostoni, Hamburgu dhe Madridi kanë thënë jo ashtu sikurse ne.”
Thuajse 70 % e romanëve kanë thënë “jo”. Kryetarja e Bashkisë së Romës vazhdon të justifikojë pikëpamjen e saj. “Në këtë vendim tonin nuk jemi vetëm, – . Kemi dhe raste të tjera që mbështesin idenë tonë. Torino 2006 me pista krejtësisht të abandonuara, Botërori i Notit më 2009-ën me pishina krejtësisht të boshatisura dhe të abandonuara. Janë një sërë objektesh të ndërtuara me mure të pjerrta dhe që na kujtojnë premtimet vetëm kur realizohen. Jemi të vetëdijshëm, e duam sportim dhe duam që të bëhet pjesë kryesore e qytetarëve të Romës. Por 70 përqind e romanëve kanë thënë jo”.