Olimpia Rinore 2018 / Dauti, e 18-ta midis 26 garuesve në 800 m

Share Button

AlbanianSport.com 12/10/2018 11:35

ASNN – Sportistja e radhës që ka konkurruar për Shqipërinë në Lojërat Olimpike Rinore, që po mbahen në Buenos Aires ka qenë atletja Relaksa Dauti, e cila ka marrë pjesë në fazën e parë të garës së 800 metrave. 17-vjeçarja ka garuar në baterinë e parë, por ia ka dalë në fund të renditet e 18-ta në përfundim të 3 baterive, duke lënë prapa 8 atlete të tjera.

Vazhdon konkurrimi i Shqipërisë në Lojërat Olimpike Rinore, që po mbahen në kryeqytetin e Argjentinës dhe sportistja e radhës ka qenë atletja Relaksa Dauti, e cila ka marrë pjesë në fazën e parë të garës së 800 metrave. Sportistja 17-vjeçare ka garuar në baterinë e parë, duke u renditur e parafundit, me kohën 2 minuta, 16 sekonda e 98 të qindtat.

Megjithatë ajo ia ka dalë të renditet e 18-ta në përfundim të 3 baterive, duke lënë prapa 8 atlete të tjera. Rezultati i saj në këtë bateri ishte 4 sekonda prapa kohës së saj më të mirë në këtë garë, por burime nga delegacioni olimpik kuqezi në Buenos Aires, kanë theksuar në këtë rezultat ka ndikuar edhe temperatura e ulët, prej 12 gradësh, që është regjistruar në mbrëmje në kryeqytetin argjentinas.

Sidoqoftë, atletja e re shqiptare do të ketë edhe një shans tjetër në fazën e dytë, ku 8 kohët më të shpejta do të konkurrojnë në baterinë e 3-të, që, edhe pse nuk quhet e tillë, është praktikisht një finale. Dauti do të garojnë në një nga dy bateritë e tjera, ku ka mundësi të luftojë për një kohë më të mirë.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh