OBSH & FIFA, marrëveshje për promovimin e shëndetit përmes futbollit

Share Button

AlbanianSport.com 05/10/2019 19:25

ASNN – Shëndeti mbi gjithçka. Kështu kanë menduar Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) dhe Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA), kur kanë nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit midis tyre. Presidenti i FIFA-s, Xhani Infantino, dhe Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetit, Tedros Adhanom, takohen në Gjenevë për të nënshkruar një marrëveshje midis dy organizatave, e cila synon të promovojë shëndetin përmes futbollit.

“Ne besojmë se ekspertiza teknike e OBSH-së, për shëndetin, e lidhur me shtrirjen globale të FIFA-s, mund të ndihmojë vërtet për të siguruar që ne të mund të arrijmë tek më shumë njerëz me informacionin që u nevojiten për të jetuar një jetë aktive dhe të shëndetshme”, – tha Tedros Adhanom, Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së. Ndërsa presidenti i FIFA-s ka sqaruar edhe njëherë se çfarë ka arritur organizmi që ia përfaqëson.

“Në vitin 2016, askush nuk donte të kishte të bënte me FIFA-n, qoftë afër apo larg, – tha numri 1 i FIFA-s. – Ajo u konsiderua një organizatë toksike, për fat të keq. E sot është rasti, që unë me krenari t’i tregoj të gjithëve se ne kemi arritur të rifitojmë besimin.” Më pas ai ka folur edhe për kushtet optimale në të cilat do të zhvillohet Botërori i Futbollit në vitin 2022 në Katar. Duke bërë që skeptikët të mos kenë më se ç’të thonë mbi dyshimet që kanë për temperaturat që do të jenë atje gjatë kohës që do të luhet Botërori.

“Botërori do të zhvillohet në periudhën nëntor-dhjetor 2022 në Doha dhe temperaturat do të jenë midis 20 dhe 25 gradë, – ka thënë Infantino. – Kushte mjaft të mira, do të thoja gati ideale, për të luajtur futboll, kështu që jam i sigurt që edhe nëse është një herë në 100 vjet ose 150 vjet që një Botëror nuk do të zhvillohet në qershor-korrik, por do të zhvillohet në nëntor-dhjetor, ju siguroj se do të jetë një Kampionat i mrekullueshëm Botëror.”

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh