Gjergj Vyshka 22.02.2015 11:40
Kategoria e Dytë e Kampionatit Kombëtar të Futbollit ka nisur zyrtarisht dje fazën e dytë të kampionatit me ndeshjen Tirana B-Luzi 2008, që është fituar nga miqtë me një gol të vetëm.
Por Federata Shqiptare e Futbollit ka lajmëruar se një pjesë e skuadrave ende nuk i kanë shlyer detyrimet e tyre financiare ndaj organizmit që qeveris “topkëmbën” shqiptare.
E për rrjedhojë tre ndeshje të cilat ishin planifikuar për t’u luajtur sot do të luhen të mërkurën në ora 14:00. Bëhet fjalë për Teuta B-Vora, Orikumi-Turbina dhe Përmeti-Tepelena.