Gjergj Vyshka 15.02.2016 11:35
Teuta dhe “Te Stela” janë skuadrat që kanë dominuar në “Mimoza Cup” në Hercegnovi, turneu i përvitshëm ndërkombëtar i notit, atje ku tanët masin forcat përpara tërësisë së aktiviteteve të vitit. Janë plot 16 medalje për durrsakët, atje ku spikasin 11 ari, 3 argjendi dhe 2 bronzi. E nëpërmjet Noel Borshit në Kategorinë A, por dhe Nargi Gojashi, Spiro Goga, Bianti Danaj, Thoma Duni i kanë bërë të vetat 16 medalje.
Ka më tepër medalje të fituara në total “Te Stela”, plot 21, por janë vetëm 5 ari, 6 argjendi dhe 10 bronzi. E në skuadrën e trajnerit Sadik Mema kanë spikatuar emrat e Deni Bahollit, Sonia Kapedanit, Gloria Ndojës, Ergi Velit, Anastasia Dhimoshit, Mishel Xhaferrit, Xhon Diko dhe Junus Fuga. Po kështu 6 medalje ka marrë edhe “Nobis” me Bianti Papinovën, apo dhe Joel Gjinin.
E gjashtë medalje në këtë turne ka dhe Partizani, por të gjitha i ka marrë Ledia Allaraj, 1 ari dhe 5 argjendi, duke u kthyer kështu në një “bishë” e ujit. E për Tiranën kanë mbetur në listën e rezultateve të mira të shqiptarëve Diana Basho, Keis Fetishaj dhe Biorn Hoxha.
“Mimoza Cup 2016” – Not
(Hercegnovi – Mali i Zi)
Rezultatet më të mira të shqiptarëve:
50 m bretkosë vajza
Kategoria B
Sonia Kapedani (Te Stela) e dyta 38”59
Gloria Ndoja (Te Stela) e treta 40”84
50 m bretkosë Meshkuj
Kategoria B
Bianti Papinova (Nobis) i pari 32”74
Ergi Veli (Te Stela) i dyti 33”21
400 m stil i lirë (Femra)
Kategoria B
Nargi Gojashi (Teuta) e para 5’00”08
Kategoria A
Noel Borshi (Teuta) e treta 4’25”31
400 m stil i lirë (Meshkuj)
Kategoria B
Bianti Papinova (Nobis) i pari 4’45”86
200 m delfin (Femra)
Kategoria B
Anastasia Dhimoshi (Te Stela) e treta 3’23”38
Kategoria A
Diana Basho (Tirana) e para 2’34”48
200 m delfin (Meshkuj)
Kategoria B
Spiro Goga (Teuta) i pari 2’24”04
50 m shpinë (Femra)
Kategoria B
Ledia Allaraj (Partizani) e dyta 34”07
50 m shpinë (Meshkuj)
Kategoria B
Mishel Xhaferri (Te Stela) i dyti 31”16
200 m e përzier (Femra)
Kategoria B
Sonia Kapedani (Te Stela) e para 2’39”23
200 m stil i lirë (Meshkuj)
Kategoria B
Spiro Goga (Teuta) i pari 2’06”65
Bianti Danaj (Teuta) i dyti 2’07”43
Bianti Papinova (Nobis) i treti 2’13”69
100 m shpinë (Femra)
Kategoria B
Ledia Allaraj (Partizani) e dyta 1’15”08
200 m bretkosë (Meshkuj)
Kategoria B
Ergi Veli (Te Stela) i pari 2’31”39
Mishel Xhaferri (Te Stela) i treti 2’46”70
Kategoria A
Deni Baholli (Te Stela) i treti 2’22”65
100 m delfin (Femra)
Kategoria A
Noel Borshi (Teuta) e para 1’04”59
200 m shpinë (Meshkuj)
Kategoria B
Thoma Duni (Teuta) i dyti 2’27”30
Joel Gjini (Nobis) i treti 2’28”70
100 m bretkosë (Femra)
Kategoria B
Sonia Kapedani (Te Stela) e dyta 1’23”76
50 m delfin (Meshkuj)
Kategoria B
Spiro Goga (Teuta) i pari 29”16
Mishel Xhaferri (Te Stela) i treti 30”55
100 m stil i lirë (Femra)
Kategoria B
Nargi Gojashi (Teuta) e para 1’08”02
Ledia Allaraj (Partizani) e dyta 1’09”21
50 m stil i lirë (Meshkuj)
Kategoria B
Bianti Danaj (Teuta) i treti 27”19
200 m stil i lirë (Femra)
Kategoria B
Nargi Gojashi (Teuta) e para 2’24”43
Kategoria A
Noel Borshi (Teuta) e para 2’08”23
100 m e përzier (Femra)
Kategoria B
Ledia Allaraj (Partizani) e dyta 1’15”33
Sonia Kapedani (Te Stela) e treta 1’15”98
200 m e përzier (Meshkuj)
Kategoria B
Mishel Xhaferri (Te Stela) i pari 2’29”72
Xhon Diko (Te Stela) i treti 2’41”32
100 m shpinë (Meshkuj)
Kategoria B
Thoma Duni (Teuta) i pari 1’07”46
200 m bretkosë (Femra)
Kategoria B
Sonia Kapedani (Te Stela) e dyta 2’54”92
100 m delfin (Meshkuj)
Kategoria B
Spiro Goga (Teuta) i dyti 1’05”08
Junus Fuga (Te Stela) i treti 1’09”22
200 m shpinë (Femra)
Kategoria B
Sonia Kapedani (Te Stela) e para 2’42”65
100 m bretkosë (Meshkuj)
Kategoria B
Ergi Veli (Te Stela) i pari 1’12”38
Bianti Papinova (Nobis) i dyti 1’14”15
Kategoria A
Deni Baholli (Te Stela) i treti 1’05”79
50 m delfin (Femra)
Kategoria B
Ledia Allaraj (Partizani) e dyta 32”03
Kategoria A
Noel Borshi (Teuta) e para 30”26
100 m stil i lirë (Meshkuj)
Kategoria B
Biorn Hoxha (Tirana) i treti 1’05”98
Kategoria A
Keis Fetishaj (Tirana) i treti 1’03”91
50 m stil i lirë (Femra)
Kategoria B
Ledia Allaraj (Partizani) e para 30”84