Gjergj Vyshka 24.01.2016 17:40
“Nobis” është në vendin e dytë dhe ka fituar kupën e dhënë nga organizatorët e kësaj veprimtarie, ndërsa në vendin e tretë Tirana. Në përfundim të garave, të cilat kanë qenë më program të reduktuar, “Te Stela” ka qenë fituese e kësaj Kupe, që ka përkujtuar ish-presidentin e olimpizmit, Jorgoni
“Nobis”, ka zënë vendin e dytë, por në të njëjtën kohë ka merituar dhe Kupën e vendit organizator të veprimtarisë, atje ku duhet përmendur puna e mirë e kryetrajnerit Sadik Mema. E në vendin e tretë Tirana.
Duhen përmendur si fitues të dyfishtë në këtë aktivitet në garat individuale Eduard Cane, Deni Baholli, Ledia Allaraj, Sonia Kapedani, Alesia Daja, të cilët kanë arritur të fitojnë nga dy gara.
Përgjithësisht një garë e mirë në këtë dimër për notin shqiptar, e cila më pas, gjithnjë në përkujtim të Arben Jorgonit, është mbyllur me një drekë për të ftuarit në resortin “Te Stela”.
Kupa “Arben Jorgoni” në not
Rezultatet teknike:
Meshkuj
50 m stil i lirë Eduard Cane (Nobis) 25”28
100 m delfin Spiro Goga (Teuta) 1’04”70
50 m shpinë Kledi Kadiu (Teuta) 31”28
100 m bretkosë Deni Baholli (Te Stela) 1’08”00
50 m delfin Andi Mara (Nobis) 29”00
100 m stil i lirë Eduard Cane (Nobis) 56”32
50 m bretkosë Deni Baholli (Te Stela) 30”84
100 m shpinë Thoma Duni (Jon Vlorë) 1’11”63
100 m katërnotim Mishel Xhaferri (Te Stela) 1’07”95
Femra
50 m stil i lirë Alesia Neziri (Tirana) 29”57
100 m delfin Sonia Kapedani (Te Stela) 1’18”84
50 m shpinë Ledia Allaraj (Partizani) 33”12
100 m bretkosë Alesia Daja (Te Stela) 1’31”06
50 m delfin Ledia Allaraj (Partizani) 32”50
100 m stil i lirë Arba Topalli (Te Stela) 1’08”31
50 m bretkosë Alesia Daja (Te Stela) 41”87
100 m shpinë Sonia Kapedani (Te Stela) 1’19”94
100 m katërnotim Gloria Ndoja (Te Stela) 1’21”34
Si ekip: Te Stela 157 pikë