Not / “Te Stela” dhe Tirana, kampionët e të rriturve dhe të rinjve

Share Button

not-trofete

Gjergj Vyshka 06.04.2015 08:50

Diana Basho, Franc Aleksi dhe Nikol Merizaj, më të mirët e garave. “Te Stela” për të rritura dhe Tirana, fituese e trefishtë për të reja, të rinj dhe të rritur, janë kampionët dimëror në not. Bëhet fjalë për kampionatin që ka përfunduar dje në mesditë, në pishinën 25-metërshe të Shkollës Jopublike “Nobel”, e cila ka krijuar të gjitha kushtet për pjesëmarrësit në këtë garë. Ndaj dhe në fund drejtuesit e Federatës Shqiptare të Notit i kanë falënderuar drejtuesit e kësaj shkolle duke premtuar për të tjera aktivitete në këtë garë.

Aq më tepër që presidenti i kësaj shkolle, Mustafa Taçi, jo vetëm që ka qenë vetë i pranishëm, por dhe ka shpërndarë medaljet për fituesit, teksa është entuziazmuar për Tiranën, edhe sepse skuadra e drejtuar nga Arjan Fetishaj prej kohësh bën stërvitje në pishinën e kësaj shkolle. Ajo që duhet vlerësuar është fakti se në këtë kampionat kanë marrë pjesë 8 ekipe, që ishin “Te Stela”, Tirana, Teuta, Partizani, “Nobis”, Flamurtari, “Jon-Vlorë”, “Saranda Not Sport”. Dhe të teta këto skuadra pjesëmarrëse kanë sjellë plot 100 sportistë në pishinë, të cilët kanë qenë të datëlindjeve të ndryshme.

Aq sa disa prej sportistëve kanë qenë kampion të dyfishtë për të rinj dhe të rritur, si dhe për të rritura e të reja. Dhe një kampionat i cili është shoqëruar 22 rekorde kombëtar, jo vetëm për të rritur e të rinj, por dhe për moshat do të thotë që ka pasur rivalitet, konkurrencë dhe rezultate shumë shpresëdhënëse. Që tashmë presin të shpërthejnë dhe në arenën ndërkombëtare. Sepse të paktën Franc Aleksi, Diana Basho dhe Nikol Merizaj, pa harruar notarët e tjerë “kampion”, kanë premtuar rezultate të mira në Lojërat Olimpike Evropiane të Bakusë, po pse jo dhe në vitin tjetër në “Rio de Zhaneiro 2016”.

I gjithë kampionati i notit, me gjithçka të mirë që dha dje në pishinë, ishte një mishërim i një pune të madhe që bëjnë trajnerët me sportistët e tyre. Dhe tashmë pas katër-pesë muajsh të gjithë këta kampionë do të shihen në pishinat e hapura. Por gjithsesi e djeshmja ishte një notë pozitive për notin shqiptar. E kjo jo vetëm për rezultatet e rekordet, por dhe për organizimin. Një gjyqtari e cila ishte tërësisht në këmbë me në krye kryegjyqtarin Emin Lishi, pa harruar sekretarinë që me Vjollca Hazisllarin, Filip Niton dhe Bashkim Mërtirin ka bërë gjithçka në kohë rekord në plotësimin e protokolleve, apo dhe të diplomave.

A kishte probleme? Sigurisht që po, por që janë zgjidhur të gjithë me konsensus, ndërsa në punë kampionët i dhanë dorën njëri-tjetrit, kurse ngjitjet në podium janë shoqëruar me shumë ovacione. Pa harruar këtu dhe anëtaren e kryesisë së Federatës Shqiptare të Notit, Keida Ushtelenca, e cila ka bërë dhe hedhjen e të gjitha të dhënave të kampionatit në kompjuter. Pra një “ushtri”e madhe, e cila ka bërë të mundur zhvillimin normal dhe cilësor të këtij kampionati të notit për të rritur, që ishte dhe veprimtaria e dytë kombëtare në vend.

Në fund “Te Stela” dhe Tirana e kanë merituar titullin kampion…

 

Kampionati Kombëtar i Notit

për Të Rritur & Të Rinj

 

Rezultatet teknike të garave:

 

Të rinj

50 m shpinë              Arbër Tusha (Tirana)                       30”57

100 m shpinë            Aleksandër Ngresi (Teuta)             1’06”53

50 m delfin                Henri Koço (Tirana)                         28”65

200 m shpinë            Aleksandër Ngresi (Teuta)             2’23”81

4×50 m miks              Tirana                                                 1’56”90

50 m stil i lirë             Henri Koço (Tirana)                         25”56

 

Si ekip: Tirana 210 pikë

Sportisti më i mirë: Franc Aleksi (Tirana)             2339 pikë FINA

 

Të reja

 

50 m bretkosë           Sonia Kapedani (Nobis)                 40”56

100 m stil i lirë           Diana Basho (Tirana)                     1’04”56

100 m delfin              Aries Rama (“Te Stela”)                  1’34”87

100 m shpinë            Ledia Allaraj (Partizani)                  1’17”69

4×200 m stil i lirë      Tirana                                                 10’45”07

400 m katërnotim     Sonia Kapedani (Nobis)                 5’48”53

200 m stil i lirë           Diana Basho (Tirana)                     2’20”60

100 m bretkosë         Julia Duda (Tirana)                         1’32”28

4×100 m e përzier    Tirana                                                 5’21”07

4×50 m miks              Nobis                                                  2’26”00

50 m stil i lirë             Ledia Allaraj (Partizani)                  30”00

100 m katërnotim     Klea Konoplevia (“Te Stela”)          1’16”46

4×100 m stil i lirë      Tirana                                                 4’52”97

 

Si ekip: Tirana 260 pikë

Sportistja më e mirë: Diana Basho (Tirana)                    1941 pikë FINA

 

Meshkuj

 

200 m katërnotim     Binald Mahmuti (Tirana)                 2’16”53

400 m stil i lirë           Franc Aleksi (Tirana)                       4’12”28

100 m delfin              Binald Mahmuti (Tirana)                 1’00”47

100 m bretkosë         Denis Baholli (“Te Stela”)               1’07”84

50 m shpinë              Dhimitër Noçka (Teuta)                   30”06

200 m stil i lirë           Denis Lazaj (Flamurtari)                 1’58”84

200 m bretkosë         Denis Baholli (“Te Stela”)               2’27”63

4×200 m stil i lirë      Tirana                                                 8’29”28

400 m katërnotim     Binald Mahmuti (Tirana)                 4’49”80

4×50 m stil i lirë         Teuta                                                  1’43”31

100 m shpinë            Dhimitër Noçka (Teuta)                   1’04”81

50 m delfin                Andi Mara (Tirana)                           27”93

200 m delfin              Franc Aleksi (Tirana)                       2’14”00

100 m stil i lirë           Denis Baholli (“Te Stela”)               55”91

200 m shpinë            Dhimitër Noçka (Teuta)                   2’22”44

4×100 m e përzier    Tirana                                                 4’15”11

4×50 m miks              Tirana                                                 1’55”53

1500 m stil i lirë        Franc Aleksi (Tirana)                       16’31”87

100 m katërnotim     Binald Mahmuti (Tirana)                 1’02”80

50 m stil i lirë             Eduard Cane (Nobis)                      24”69

50 m bretkosë           Denis Baholli (“Te Stela”)               30”06

4×100 m stil i lirë      Tirana                                                 3’48”56

 

Si ekip: Tirana 251 pikë

Sportisti më i mirë: Franc Aleksi (Tirana)                         2339 pikë FINA

 

Femra

 

200 m katërnotim     Sonia Kapedani (Nobis)                 2’51”19

4×50 m stil i lirë         “Te Stela”                                                       2’07”03

50 m bretkosë           Kejdi Mustafaraj (Teuta)                  38”99

100 m stil i lirë           Nikol Merizaj (“Te Stela”)                59”85

100 m delfin              Rashel Demko (“Te Stela”)             1’14”22

100 m shpinë            Klea Konoplevia (“Te Stela”)                      1’16”46

400 m stil i lirë           Diana Basho (Tirana)                     4’56”30

4×200 m stil i lirë      “Te Stela”                                           10’13”97

400 m katërnotim     Rashel Demko (“Te Stela”)             5’42”00

200 m stil i lirë           Nikol Merizaj (“Te Stela”)                2’11”52

50 m shpinë              Alesia Neziri (Tirana)                      34”69

100 m bretkosë         Kejdi Mustafaraj (Teuta)                  1’28”10

200 m delfin              Diana Basho (Tirana)                     2’36”25

200 m bretkosë         Julia Duda (Tirana)                         3’20”06

50 m delfin                Ledia Allaraj (Partizani)                  32”13

4×100 m e përzier    “Te Stela”                                           5’12”50

4×50 m miks              “Te Stela”                                           2’19”78

800 m stil i lirë           Arsinda Dervishi (Nobis)                10’57”16

200 m shpinë            Esli Xhoxhaj (“Te Stela”)                 2’41”41

50 m stil i lirë             Nikol Merizaj (“Te Stela”)                27”94

100 m katërnotim     Nikol Merizaj (“Te Stela”)                1’00”08

4×100 m stil i lirë      “Te Stela”                                           4’39”97

 

Si ekip: “Te Stela” 251 pikë

Sportistja më e mirë: Nikol Merizaj (“Te Stela”)               2400 pikë FINA

 

Shënim: Një shumicë notarësh janë kampion për të rinj e të rritura dhe të reja e të rritura për shkak të moshës

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Sporti shqiptar, si një “OKB”, zgjerohet harta e të adoptuarve nga vende të tjera

Sporti shqiptar, si një “OKB”, zgjerohet harta e të adoptuarve nga vende të tjera

AlbanianSport.com 24/02/2022 14:10 ASNN – Importimi i talenteve që nuk kanë lindur në një vend

(Video) “Tokio 2020”, në optikën e Fidel Yllit: Një pjesëmarrje historike

(Video) “Tokio 2020”, në optikën e Fidel Yllit: Një pjesëmarrje historike

AlbanianSport.com 31/08/2021 18:40 ASNN – Presidenti i KOKSH-it analizon për RTSH Sport pjesëmarrjen

(Video) Shqiptarja Arjola, një “trimëreshë e artë” e notit italian në Paralimpiadë

(Video) Shqiptarja Arjola, një “trimëreshë e artë” e notit italian në Paralimpiadë

AlbanianSport.com 30/08/2021 21:40 ASNN – Shqiptarja mori medaljen e artë në Paralimpiadën e Tokios

(Video) KOKSH / Ylli: Shoqatat dhe privatizimi i klubeve, rruga e duhur

(Video) KOKSH / Ylli: Shoqatat dhe privatizimi i klubeve, rruga e duhur

AlbanianSport.com 24/08/2021 21:10 ASNN – Kreu i KOKSH-it vlerëson ligjin e miratuar, kërkon kuptim

Quan Hongçan, në “Tokio 2020” për të mundur varfërinë e familjes

Quan Hongçan, në “Tokio 2020” për të mundur varfërinë e familjes

AlbanianSport.com 08/08/2021 20:55 ASNN – Historia prekëse e 14-vjeçares kineze, që triumfoi në

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh