Gjergj Vyshka 20.03.2017 10:05
Për dy ditë me radhë në pishinën e mbyllur të Shkollës Jopublike “Nobel” është zhvilluar Kampionati Dimëror i Notit fëmijëve në pishinat e mbyllura. “Stela”, si për djem, ashtu dhe për vajza, është shpallur “kampione kombëtare”. Ndërkohë në kategorinë A janë shpallur sportistët më të mirë Ledia Allaraj e Partizanit me 974 pikë FINA, si dhe Junus Fuga i “Stelës” me 815 pikë FINA.
Në kategorinë B u shpallën Vivian Xhemollari e Stelës me 784 pikë FINA, si dhe Gresi Koxhaku i “Stelës” me 583 pikë FINA. E në kategorinë C, Kaltra Meça e “Stelës”, me 563 pikë FINA, si dhe Matias Aliaj i “Stelës”, me 373 pikë FINA. Në këtë kampionat janë gjithsej 17 rekorde kombëtare të thyer. Në një shumicë nga “Stela”, jo vetëm si ekip në stafeta, por dhe si individë si Junus Fuga, Kaltra Meça.
Pra, në vija të përgjithshme, një veprimtari cilësore për garat dimërore për fëmijët, ndërsa noti pritet që fundjavën e ardhshme të zhvillojë edhe Kampionatin Kombëtar të Të Rriturve në pishina të mbyllura. Në këtë kampionat morën pjesë Stela, Tirana, Studenti, “Ventus”, Teuta, Partizani, “Uillson”, Shoqata e Sporteve të Ujit, “Tradita”, Vllaznia dhe “Tirana Delfina Sport”.
Të gjitha këto ekipe, që në total janë 11, kanë sjellë në pishinë 154 sportistë.