Gjergj Vyshka 18.05.2016 10:25
Noti shqiptar edhe në ditën e dytë të garave në Kampionatin Evropian të Londrës ka vërtetuar se është në këtë veprimtari thjesht sa për të qenë i pranishëm. Sepse rezultatet janë si në bateri, ashtu dhe në renditjen e përgjithshme deri në nivelin e vendit të parafundit.
Kështu dje në 100 metra stil i lirë, Nikol Merizaj ka zënë vendin e dytë në baterinë e parë me kohën 59”81. Por, më pas, në renditjen e përgjithshme mes 84 pjesëmarrësve, shqiptarja ishte e 75-ta.
Ndërkohë, në 1,500 metra stil i lirë, në baterinë e parë, mes 5 pjesëmarrësve Franc Aleksi, është i katërti, me kohën 16’36”10, kurse në renditjen e përgjithshme, mes 35 pjesëmarrësve është i 34-ti.
Parë kështu duket se të gjithë notarët tanë mbesin vetëm në nivelet e medaljeve që marrin në turnetë në vendet fqinje.