Gjergj Vyshka 23.01.2016 10:35
Noti shqiptar do t’i nisë sot veprimtaritë e veta për vitin 2016, me Kupën “Arben Jorgoni”.
Kështu ka lajmëruar Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar në faqen e tij zyrtare në Internet, ndërsa është një veprimtari në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Notit.
Nuk duhet harruar që Jorgoni ka qenë presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar nga viti 1992-2000.
Dhe thirrja e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar është për të gjithë në formën e një ftese.
“Të gjithë ju dashamirët dhe miq të komunitetit sportiv jeni të ftuar të merrni pjesë për të nderuar këtë figurë të shquar të olimpizmit shqiptar”, – është apeli i KOKSH-it.
Kësisoj me Kupën “Arben Jorgoni”, noti shqiptar ngre siparin e veprimtarive kombëtare për këtë vit.