Gjergj Vyshka 24.12.2016 13:25
Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Viron Bezhani, por dhe drejtori i sporteve në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, Vladimir Gjonaj, kanë uruar komunitetin e notit në emër të 85-vjetorit të themelimit të saj. Madje, teksa është duke përfunduar faza e parë e parkut olimpik, Gjonaj ka dhënë dhe premtimin e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, por dhe qeverisë shqiptare, për ndërtimin e pishinës olimpike 50-metërshe.
E më pas që nga Meriban Kadiu në mungesë, Kol Shiroka, Ilir Gjebrea, Sadik Mema dhe Emin Lishi kanë dhënë pjesë të historisë së tyre për të ndërtuar një të tërë të historisë së notit shqiptar. Ndërkaq, janë 18 “Mirënjohje” të shpërndara dje për figura të shquara të këtij sporti nga Federata Shqiptare e Notit në kuadrin e 85-vjetorit të themelimit të saj.
Që nga presidenti aktual Agim Çiraku, tek ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, e më pas Shpëtim Kote, Enver Murriqi, Fuat Murati, Tomorr Damo, Myrteza Didati, Esat Muzina, Ilirjan Kreshpa, Kostandin Afezolli, Edmond Mema, Mirban Kadiu, Ilir Gjebrea, Sulejman Poda, Emin Lishi, Stefan Pinguli, Skerdilajd Shyti dhe Petrit Guma kanë marrë këtë titull.
“Të tjerë vit pas viti, – thotë Sekretarja e Përgjithshme e Federatës Shqiptare të Notit, Suela Haxhija, – sepse gjithnjë do t’i kujtojmë ato që kanë bërë historinë e këtij sporti në Shqipëri”.