Not / Parashikimi i Hoxhës: Katër ekipe diskutojnë titullin…!

Share Button

Notare-femer

Gjergj Vyshka 04.04.2015 08:55

Flet specialisti i notit shqiptar, i cili bën parashikimet për garën e sotme të të rriturve: “Mungesa e Anxhela Kasharit, e tërhequr nga noti tashmë, do të jetë evidente”. Shpëtim Hoxha, trajneri i Tirana Delfina Sport, si specialist i njohur i sporteve të ujit dhe mbi të gjitha i notit, ka bërë parashikimet e tij në prag të kampionatit kombëtar të të rriturve dhe të rinjve, i cili do të zhvillohet sot e të dielën në pishinën e shkollës jo publike “Nobel”.

Sipas intervistës që ka dhënë ai për gazetën “Telegraf”, Teuta dhe Tirana për meshkuj, por dhe “Te Stela” e përsëri Tirana për femra do të jenë pretendentët për titull “kampion”. Madje ato që do të vendosin për pikëzimin e skuadrës kampione do të jenë stafetat, ndërsa Hoxha në intervistën e tij evidenton faktin se mungesa e Anxhela Kasharit do të jetë e dukshme.

Pa thënë që kampionati do të jetë dhe një konfirmim i rezultateve të Franc Aleksit dhe Diana Bashos, apo dhe sportistëve të tjerë. Ja dhe intervista e tij për Gazetën “Telegraf”, që AlbanianSport.com jua sjell këtu.

 

– Sot nis kampionati kombëtar i të rriturve dhe të rinjve, cilat janë parashikimet tuaja?

– Të them të drejtën ky është kampionati i parë dimëror për të rritur dhe të rinj, i cili rikthehet pas tetë vjetësh mungesë. Sepse për herë të fundit një garë e tillë në pishinat 25-metërshe janë bërë në shkurt të 2007-ës, kohë në të cilën është përuruar dhe pishina e shkollës jo publike Nobel. E kam gjithnjë fjalën për kampionatin e të rriturve dhe të rinjve. Sipas mendimit tim, titulli kampion për djem do të diskutohet mes Teutës së trajnerit Gjergji Ngresi dhe Tiranës së Arjan Fetishajt. Kurse për femra, gjithnjë sipas mendimit tim, Te Stela e Sadik Memës do të mund të ketë epërsi ndaj Tiranës së Fetishajt. Dhe nisur dhe nga përbërjet e ekipeve, apo dhe përgatitjet që kanë bërë në dimër, parashikoj një numër jo shumë të madh notarësh.

 

– Flitet dhe për thyerje rekordesh, si e mendoni?

– Në fakt në Federatën Shqiptare të Notit ekziston një rregullore, e cila për të rritur dhe të rinj parashikon që të mos njihen rekordet e matura me kronometër dore. Dhe pyetja ime është a do të quhen në këtë kampionat rekordet e thyera dhe të matura me kronometër dore? Sepse ne vazhdojmë të mos kemi ende tabela elektronike.

 

– Tirana Delfina Sport me çfarë do të paraqitet?

– Ky kampionat do të ketë një mungesë evidente si Anxhela Kashari, e cila tashmë është tërhequr nga sporti i notit. Ka ndikuar në një farë mënyre heqja e bursës olimpike për këtë sportiste nga Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar, si dhe problemet që ka aktualisht me ndjekjen e studimeve. Sporstistë të tjerë ne nuk kemi, sepse janë ende të vegjël.

 

– Kë mendoni si risi të këtij kampionati të të rriturve dhe të rinjve?

– Mbi të gjitha ardhja e notarit Denis Lazaj, i cili ka qenë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kohët e të cilit janë fantastike. Por ajo që duhet parë është nëse kohët e tij janë me metra, apo me jard. Megjithatë mbetet risia e këtij kampionati të të rriturve dhe të rinjve e që pritet të jetë cilësor.

 

– A është ky kampionat i të rriturve dhe të rinjve një konfirmim për pjesëmarrjen në Ballkaniadën e Rumanisë?

– Së pari do të duhej të konfirmohej përgatitja e Franc Aleksit dhe Diana Bashos, të cilët do të jenë dhe përfaqësuesit e Shqipërisë në Lojërat e para olimpike Evropiane në Baku. Që do të thotë se duhet të konfirmohen dhe rezultatet e tyre. Por sa për Ballkanikun e Rumanisë nuk do të ketë pjesëmarrje nga ana jonë, sepse kanë kaluar dhe afatet e regjistrimit.

 

– Po notarët nga Kosova si mund të jenë në këtë garë?

– Nuk do të ketë pjesëmarrje nga ata, sepse kanë nisur që tani pjesëmarrjen e tyre në Lojërat Evropiane Olimpike në Baku, ndërsa do të marrin pjesë me dy sportistë, njëra prej të cilëve do të jetë dhe Flaka Pruthi.

 

– Së fundi, kë shihni si pikë kyçe për shpalljen e skuadrave kampion?

– Do të jetë 5 stafetat si për meshkuj, ashtu dhe për femra, të cilat do të jenë vendimtare për pikëzimin e ekipeve kampioneve. Ajo që mbetet për t’u sqaruar është situata e normave të pjesëmarrjes në këtë kampionat

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Sporti shqiptar, si një “OKB”, zgjerohet harta e të adoptuarve nga vende të tjera

Sporti shqiptar, si një “OKB”, zgjerohet harta e të adoptuarve nga vende të tjera

AlbanianSport.com 24/02/2022 14:10 ASNN – Importimi i talenteve që nuk kanë lindur në një vend

(Video) “Tokio 2020”, në optikën e Fidel Yllit: Një pjesëmarrje historike

(Video) “Tokio 2020”, në optikën e Fidel Yllit: Një pjesëmarrje historike

AlbanianSport.com 31/08/2021 18:40 ASNN – Presidenti i KOKSH-it analizon për RTSH Sport pjesëmarrjen

(Video) Shqiptarja Arjola, një “trimëreshë e artë” e notit italian në Paralimpiadë

(Video) Shqiptarja Arjola, një “trimëreshë e artë” e notit italian në Paralimpiadë

AlbanianSport.com 30/08/2021 21:40 ASNN – Shqiptarja mori medaljen e artë në Paralimpiadën e Tokios

(Video) KOKSH / Ylli: Shoqatat dhe privatizimi i klubeve, rruga e duhur

(Video) KOKSH / Ylli: Shoqatat dhe privatizimi i klubeve, rruga e duhur

AlbanianSport.com 24/08/2021 21:10 ASNN – Kreu i KOKSH-it vlerëson ligjin e miratuar, kërkon kuptim

Quan Hongçan, në “Tokio 2020” për të mundur varfërinë e familjes

Quan Hongçan, në “Tokio 2020” për të mundur varfërinë e familjes

AlbanianSport.com 08/08/2021 20:55 ASNN – Historia prekëse e 14-vjeçares kineze, që triumfoi në

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh