AlbanianSport.com 04/12/2018 20:10
ASNN – Notarja shqiptare Nikol Merizaj arriti një sukses të rëndësishëm individual në garat e notit të Greqisë së Veriut, që u mbajtën nga data 30 nëntor, deri më 2 dhjetor 2018, pasi fitoi medalje ari në 50 metër stil delfin, por edhe një të bronztë si vend i 3-të në 100 metër, po në stilin delfin.
Sportistja theu në 50 metër një rekord të ri kombëtar, me 29 sekonda e 48 të qindtat, ndërsa në 100 metra shënoi një kohë të pranueshme prej 1 minutë 5 sekonda dhe 31 të qindtat. Në tërësi, këto janë rezultate premtuese nga notarja Merizaj.
Notarja po kalon një moment të mirë të formës sportive dhe shpreson që me këtë ritëm të përmirësojë akoma më shumë rezultatet e saj e të përgatitet si duhet për garat e ardhshme ndërkombëtare e njëherësh për përgatitjet për në Lojërat Olimpike të Tokios të vitit 2020.