Gjergj Vyshka 05.09.2015 16:25
Përtej gjykimit të drejtuar nga Emin Lishi, Filip Nito në sekretari dhe Bashkim Mërtiri në qendrën e zërit, në këtë kampionat, që është aktiviteti i parafundit në kalendarin vjetor të 2015-ës, ka pasur dhe një garë për veteranë.
Përgjithësisht është konkurruar në 50 metra stil i lirë, ndërsa Emin Lishi për kategorinë e moshës 70-75 vjeç ka fiksuar kohën 50”66. Më pas në të njëjtën garë, tashmë për grupmoshën 55-60 vjeç, Skënder Bylyku i Tiranës ka dhënë rezultatin 43”56.
Jo vetëm kaq, por Myrteza Didati i Butrintit për kategorinë e moshës 60-65 vjeç ka fiksuar kohën 35”43, kurse Sajmir Neziri për atë të moshës 40-45 vjeç ka dhënë kohën 34”63.
Sakaq në 50 metra bretkosë, Edi Vasi i Butrintit, për grupmoshën 60-65 vjeç, ka fiksuar kohën 46”57. Kurse Tomorr Damo në 50 metra shpinë, për grupmoshën 55-60 vjeç, ka fiksuar kohën 44”19.
Rezultatet teknike të ditës së dytë të kampionatit të notit
Të Rinj:
50 m stil i lirë Henri Koçi (Tirana) 25”90
100 m stil i lirë Henri Koçi (Tirana) 59”50
Si ekip: Tirana 292 pikë
Sportisti më i mirë: Franc Aleksi (Tirana) 1237 pikë FINA
Të reja:
100 m delfin Diana Basho (Tirana) 1’12”71
Si ekip: Tirana 210 pikë
Sportisja më e mirë: Diana Basho (Tirana) 1053 pikë FINA
Të Rritur:
50 m stil i lirë Eduard Cane (Nobis) 25”38
200 m delfin Binald Mahmuti (Tirana) 2’23”94
800 m stil i lirë Franc Aleksi (Tirana) 8’52”62
4×100 m e përzier Tirana 4’23”41
200 m shpinë Aleksandër Ngresi (Teuta) 2’29”69
100 m stil i lirë Eduard Cane (Nobis) 56”40
1500 m stil i lirë Franc Aleksi (Tirana) 17’01”97
4×200 m stil i lirë Tirana 8’43”25
Si ekip: Tirana 303 pikë
Sportisti më i mirë: Franc Aleksi (Tirana) 1237 pikë FINA
Të Rritura:
400 m stil i lirë Diana Basho (Tirana) 4’55”47
100 m bretkosë Sonia Kapedani (Stela) 1’27”79
100 m delfin Nikol Merizaj (Albania) 1’10”85
50 m shpinë Ledia Allaraj (Partizani) 34”34
4×100 m stil i lirë Tirana 4’49”84
200 m bretkosë Sonia Kapedani (Stela) 3’06”00
50 m bretkosë Ledia Allaraj (Partizani) 32”44
1500 m stil i lirë Arsinda Dervishi (Nobis) 22’14”81
100 m shpinë Ledia Allaraj (Partizani) 1’15”33
4×200 m stil i lirë Tirana 10’41”47
Si ekip: Tirana 192.5 pikë
Sportistja më e mirë: Nikol Merizaj (Albania) 1121 pikë FINA