AlbanianSport.com 10.04.2016 23:20
ASNN – Kampionati Kombëtar Dimëror për Të Rinj dhe Të Rritur ka qenë veprimtaria e radhës për Federatën Shqiptare të Notit. 120 notarë nga 6 ekipe të vendit kanë konkurruar për titullin “kampion”. Vetëm në ditën e parë të garave janë thyer 18 rekorde kombëtare, 10 në garat stafetë dhe 8 individuale.
Federata Shqiptare e Notit ka zhvilluar Kampionatin Kombëtar Dimëror për Të Rinj dhe Të Rritur. Ky është viti i tretë radhazi që kjo federatë e zhvillon këtë veprimtari. Plot 120 notarë, nga ekipet e Flamurtarit, Tiranës, Teutës, “Tek Stela”, “Nobis” dhe Partizanit, të kategorisë të rinj e të rritur kanë konkurruar në të gjitha disiplinat për të shpallur kampionët dimërorë.
Që në ditën e parë të garave janë thyer 18 rekorde kombëtare, nga të cilat 10 i përkasin garave në stafetë dhe 8 kanë qenë rekorde individuale. Duke qenë se konkurrenca sa vjen dhe rritet, nga viti në vit po rritet edhe numri i rekordeve që thyhen nga notarët. Garat e stafetës kanë qenë tepër të bukura dhe kanë tërhequr vëmendjen e publikut.
Ndërsa në garën 50 metra bretkosë, ra në sy gara e bukur që bëri Deni Baholli i “Te Stela”.