Gjergj Vyshka 06.04.2015 11:35
Kampionati i Notit, edhe pse ka qenë dimëror dhe është zhvilluar në fundjavë në kulmin e ndeshjeve të futbollit të Kategorisë Superiore dhe të Parë, ka pasur tërhequr vëmendjen e mediave.
Radio-Televizioni Shqiptar, por dhe “Albanian Screen” kanë qenë të pranishme me kamerat e tyre, me intervistat që kanë marrë me drejtuesit më të lartë të Federatës Shqiptare të Notit, por dhe me kronikat që kanë transmetuar në edicionet e tyre të lajmeve, apo dhe në edicionet sportive.
Dhe në përfundim një kampionat, i cili justifikoi dhe përmbushi të gjitha parashikimet. Ndërkaq, pishina e Shkollës Jopublike “Nobel” ka qenë e mbushur plot. Jo vetëm me sportistë e trajnerë, por dhe me prindër. Ngjante sikur të ishte një stadium, sepse thirrjet, ovacionet e të gjithëve e kanë krijuar ambientin e duhur për një garë sportive.
Fotografi të shumta për të ngjiturit në podium, sepse të gjithë janë në hapat e tyre të para të karrierës. Ndonëse kanë vite që i kanë skalitur emrat e tyre si kampion kombëtar në notin shqiptar. Por megjithatë diploma, ngjitja në podium, kupa e kampionit, medaljet e rekordeve ishin gjithçka e bukur që noti shqiptar i pati dje në kampionat.