AlbanianSport.com 07.04.2015 22:05
ASNN – Kampionati Evropian dhe Kampionati Botëror, si dhe kampionati i moshave, Kupa Shqipërisë dhe Kampionati Kombëtar i Të Rriturve janë disa nga veprimtaritë më të spikatura që spikatin në kalendarin e vitit 2015 për notin shqiptar. Pas përfundimit të Kampionatit Kombëtar të Të Rriturve dhe Të Rinjve në pishinat e 25-metërshe, veprimtaritë kombëtare e notit shqiptar, do të bëjnë një pauzë për dy muaj.
Dhe gjithçka do të kthehet më 2 dhe 3 korrik me kampionatin e fëmijëve, i cili do të zhvillohet në pishinën e Akuadromit në Tiranë, nga ku pritet të dalin dhe kandidatët për pjesëmarrjen në Festivalin Evropian Rinor, i cili zhvillohet në Tbilisi të Gjeorgjisë. Kupa e Shqipërisë për Të Rritur është veprimtaria e dytë kombëtare, që në verë do të zhvillohet po tek Akuadromi i Tiranës.
Madje është lënë më 29 dhe 30 korrik, ndërsa mes kampionatit të fëmijëve dhe Kupës së Shqipërisë, noti shqiptar do të marrë pjesë në dy veprimtari ndërkombëtare. Së pari është fjala për Kupën “Komen”, e cila do të zhvillohet në Greqi, më 4 dhe 5 korrik. Dhe së dyti për Kampionatin Botëror të Notit në Kazan të Rusisë, nga data 24 korrik, deri më 9 gusht.
Dhe veprimtaria e fundit, e cila do të mbyllë dhe sezonin kombëtar 2015, do të jetë kampionati kombëtar i të rriturve, të rinjve dhe veteranëve. Kjo garë do të zhvillohet më 3 dhe 4 shtator në Akuadromin e Tiranës, që do të jetë dhe fundi i garave kombëtare për këtë vit. Ajo që duhet theksuar është dhe fakti se një tjetër veprimtari ndërkombëtare do t’u vërë vulën veprimtarive të notit shqiptar.
Bëhet fjalë për Kampionatin Evropian të Notit në pishinat e mbyllur në Herzilia të Gjeorgjisë, nga data 2, deri më 6 dhjetor.