AlbanianSport.com 24.12.2016 07:55
ASNN – Federata Shqiptare e Notit ka festuar 85-vjetorin e themelimit të saj. Figura të njohura të këtij sporti kanë marrë një çertifikatë mirënjohje për kontributin në zhvillimin e tij. Ndërsa drejtori i sporteve në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, Vladimir Gjonaj, ka premtuar se ministria do të ndërtojë shumë shpejt një pishinë olimpike 50-metërshe. Noti shqiptar mbushi kështu 85 vjeç!
Të gjithë ata që kanë bërë historinë e këtij sporti në vend nisur që më 1931, kanë zhvilluar një ceremoni për të kujtuar gjithë figurat e njohura të notit. Federata shqiptare e notit ka dhënë 18 çertifikata “Mirënjohje” për të gjithë ata që kanë dhënë kontributin e tyre në zhvillimin e këtij sporti. Më pas janë zhvilluar edhe garat me rastin e 85-vjetorit të themelimit të FSHN-së.
Ekipi i “Te Stela” i ka dominuar garat, notarët e së cilës kanë marrë disa medalje. Të pranishëm në këtë ceremoni kanë qenë presidenti i Federatës Shqiptare të Notit, Agim Çiraku, presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Viron Bezhani, drejtori i sporteve në Ministrinë e Arsimit dhe Sportin, Vladimir Gjonaj e drejtori i sportit elitar në këtë institucion Arjan Konomi.
Gjonaj ka dhënë premtimin se Ministria e Arsimit dhe Sportit do të ndërtojë pishinën olimpike 50-metërshe. Ndërsa një pishinë tjetër do të ndërtohet në fazën e dytë të punimeve në “Tirana Olimpik Park”.
Kupa e 85-vjetorit të Notit Shqiptar
Rezultatet teknike të ditës së parë:
Femra – Kategoria A
50 m bretkosë Melisa Zhdella (Prishtina) 35”31
100 m katërnotim Siria Çarçani (TDS) 1’23”50
4×100 m stil i lirë Stela 5’20”20
Meshkuj – Kategoria A
50 m bretkosë Deni Baholli (Stela) 30”37
100 m katërnotim Ergi Veli (Partizani) 1’03”99
4×100 m stil i lirë Nobis 4’41”65
Femra – Kategoria B
400 m stil i lirë Arsinda Dervishi (Nobis) 5’00”39
50 m bretkosë Gloria Ndoja (Stela) 37”51
200 m shpinë Rea Cenko (Stela) 2’55”50
200 m delfin Anastasia Dhimoshi (Stela) 3’17”07
100 m katërnotim Gloria Ndoja (Stela) 1’14”31
4×100 m stil i lirë Stela 4’56”01
Meshkuj – Kategoria B
400 m stil i lirë Bianti Danaj (Flamurtari) 4’32”20
50 m bretkosë Devi Bardhi (Stela) 35”91
200 m shpinë Joel Gjini (Nobis) 2’21”68
200 m delfin Hubert Çurçia (Stela) 2’41”99
100 m katërnotim Bianti Danaj (Flamurtari) 1’07”60
4×100 m stil i lirë Stela 4’21”80