Gjergj Vyshka 20.12.2016 11:45
Noti shqiptar bëhet gati për të festuar 85-vjetorin e themelimit të Federatës, gjë e cila do të ndodhë të premten.
Pikërisht në Resortin “Te Stela”, të paktën sipas organizatorëve, është lënë që nga ora 10:00-14:00 të ketë veprimtari, pikërisht për të kremtuar këtë 85-vjetor të Federatës Shqiptare të Notit, historia e të cilit ka nisur që më 1931.
Dhe në përgjithësi pritet të ketë dhe një kupë, ndërsa kështu noti shqiptar është gati për të festuar 85-vjetorin e themelimit.