Gjergj Vyshka 23.01.2015 20:35
Në kohën e zhvillimit të garave të Kampionatit Kombëtar të Fëmijëve në Pishinat25-metërshe, Federata Shqiptare e Notit ka zhvilluar dhe Asamblenë e saj të Zakonshme Vjetore.
Presidenti Agim Çiraku dhe sekretarja e përgjithshme Suela Haxhija jo vetëm që kanë bërë raportimin për vitin që shkoi, por kanë shpjeguar që auditi i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, i cili erdhi për të gjitha Federatata, e ka nxjerrë mirë notin shqiptar.
Ndërkohë është miratuar kalendari i veprimtarive vjetore, sikurse është bërë e ditur që shumë shpejt do të vihet në lëvizje dhe këshilli i trajnerëve.
Ajo që duhet theksuar është fakti se në këtë analizë kanë munguar përfaqësuesit e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, ndërsa presidenti i olimpizmit shqiptar ka qenë prezent gjatë garave.