Gjergj Vyshka 06.04.2015 15:15
Diana Basho, notarja e Tiranës, e cila do të jetë përfaqësuesja tjetër e Shqipërisë në Lojërat Olimpike Evropiane në Baku, duket se ka qenë e pakënaqur. E cilësuar nga të gjithë si një “çun haram”, me një konstrukt për t’u pasur zili, arrin që të jetë dominuese në garat e saj. Madje duke marrë dhe 1500 metra stil i lirë, teksa konkurronte bashkë me djemtë.
Mirëpo duket se nuk ka qenë shumë e kënaqur, sepse ka pretenduar që të kishte dhe më shumë fitore dje në kampionat. “Mund ta cilësoj një garë pozitive, – ka deklaruar ajo. – Megjithatë nuk jam e kënaqur nga vetja, sepse duhet të kisha marrë më shumë. Gjithsesi shpresoj që në garat e radhës të jem më mirë, sidomos në arenën ndërkombëtare, kur dhe do të marrë pjesë në Lojërat Olimpike Evropiane.”
“Synoj që gjithmonë të përmirësoj rezultatet e mia për të qenë dominuese në këto gara. Ia dedikoj punës sime të përditshme, por mbi të gjitha dhe punës me trajnerin tim, Arjan Fetishaj. Besoj dhe shpresoj se gjithçka do të shkojë më mirë në garat në vazhdim, ndonëse e theksoj se ishte një kampionat prej se cilës duhet të merrja më shumë”, – ka përfunduar Diana Basho.