Not / Çiraku: E mirëpresim bashkëpunimin me italianët, të firmosim zyrtarisht

Share Button

Not-Agim-Ciraku-trofete-2015

Gjergj Vyshka 25.04.2015 13:20

Presidenti i Federatës Shqiptare të Notit vendos marrëdhënie të reja institucionale. Italia, nëpërmjet përfaqësuesit të zonës së Puljas, ka propozuar veprimtari të përbashkët noti.

Presidenti i Federatës Shqiptare të Notit, Agim Çiraku, me ndërmjetësinë e zëvendëspresidentit të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Gjergji Ruli, dje ka nisur kontaktet e para me përfaqësuesit e notit të zonës së Puljas.

Ardhja e tyre dhe takimi i parë i djeshëm ka pasur të bëjë me idenë e Italisë për zhvillimin e një veprimtarie të përbashkët me Shqipërinë për moshat 10-18 vjeç duke përfshirë këtu dhe Maqedoninë, Malin e Zi, pse jo dhe Kosovën.

Çiraku, edhe duke u nisur nga kërkesa për rritjen e nivelit të notit shqiptar dhe shtimit të veprimtarieve, e ka mirëpritur si aktivitet, ndërsa pritet tashmë që shumë shpejt mes Federatës Shqiptare të Notit dhe Federatës Italiane të Notit të firmoset marrëveshja për zhvillimin e kësaj veprimtarie për të cilën “axurrët” kanë kërkuar që të jetë i përvitshëm.

Megjithatë Çiraku garanton që aktiviteti do të mund të bëhet kuptohet me lejen e Federatës Shqiptare të Notit, e cila varet dhe nga Ministria e Arsimit dhe Sportit. Ja dhe intervista e të parit të notit shqiptar Agim Çiraku për Gazeta “Telegraf”.

 

– Ju keni pasur një takim sot (dje) me disa italianë të notit për çfarë bëhet fjalë?

– Ata kanë qenë të interesuar për zhvillimin e një veprimtarie të përbashkët noti për moshat 10-18 vjeç e si të thuash kjo ishte faza e parë e kryerjes së bisedimeve. Bëhet fjalë për një veprimtari mes kombëtaresh, e cila do të mund të zyrtarizohet pas firmosjes së marrëveshjes së bashkëpunimit me të dy palëve. Sigurisht që bisedat e para janë pozitive.

 

– Përveç Italisë e Shqipërisë kush parashikohet të marrë pjesë?

– Mundet dhe Maqedonia e Mali i Zi.

 

– Po Kosova?

– Sigurisht që e kemi parashikuar dhe atë, ndërsa parashikohet që të jetë një veprimtari rajonale që do të mund të sjellë forcimin e marrëdhënieve mes federatave, por dhe rritjen e cilësisë sportive. Sidomos në vendin tonë.

 

– Le të mbetemi pak këtu, ç’të mirë sjell një veprimtari e tillë për notin shqiptar?

– Mendoj që pikë së pari rrit numrin e veprimtarive. Jo se nuk kemi, kur në korrik e deri më shtator jemi të angazhuar në veprimtari kombëtare e ndërkombëtare, por e shton dhe një të tillë që do të jetë dobiprurës për matjen dhe më shumë të forcave më te tjerët. Duhet të kuptojmë diçka që është një veprimtari që mund të zhvillohet vetëm me lejen e Federatës Shqiptare të Notit, e cila dhe duke qenë e varur nga Ministria e Arsimit dhe Sportit duhet të njoftojë atje. Madje mund të kemi dhe një angazhim jo vetëm të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit për këtë veprimtari, por dhe të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, sepse të gjithë bashkë mund të ndërtojmë një veprimtari të mirë.

 

– A do të jetë e përvitshme si veprimtari, apo do të mbetet thjesht në zhvillimin e një të tillë?

– Italianët në fakt kanë kërkuar që të jetë i përvitshëm. Megjithatë do të shohim e do të bëjmë, sepse siç ju thash jemi vetëm në fazën e parë të bisedimeve, që do të mund të konkretizohen pas firmosjes së marrëveshjes mes të dy palëve mes të dy Federatave.

 

– Së fundi, firmosja e marrëveshjes kur pritet të ndodhë?

– Sa më shpejt të jetë e mundur. Sot (dje) janë hedhur hapat e parë të bashkëpunimit mes dy federatave me ndërmjetësinë e përfaqësuesve të Puljas, ndërsa do të ketë dhe një datë të caktuar për hedhjen e firmave për zhvillimin e kësaj veprimtarie. Mendoj që kështu mund të rrisim dhe më shumë marrëdhëniet mes federatave, sepse e kemi të nevojshëm një bashkëpunim të tillë.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Sporti shqiptar, si një “OKB”, zgjerohet harta e të adoptuarve nga vende të tjera

Sporti shqiptar, si një “OKB”, zgjerohet harta e të adoptuarve nga vende të tjera

AlbanianSport.com 24/02/2022 14:10 ASNN – Importimi i talenteve që nuk kanë lindur në një vend

(Video) “Tokio 2020”, në optikën e Fidel Yllit: Një pjesëmarrje historike

(Video) “Tokio 2020”, në optikën e Fidel Yllit: Një pjesëmarrje historike

AlbanianSport.com 31/08/2021 18:40 ASNN – Presidenti i KOKSH-it analizon për RTSH Sport pjesëmarrjen

(Video) Shqiptarja Arjola, një “trimëreshë e artë” e notit italian në Paralimpiadë

(Video) Shqiptarja Arjola, një “trimëreshë e artë” e notit italian në Paralimpiadë

AlbanianSport.com 30/08/2021 21:40 ASNN – Shqiptarja mori medaljen e artë në Paralimpiadën e Tokios

(Video) KOKSH / Ylli: Shoqatat dhe privatizimi i klubeve, rruga e duhur

(Video) KOKSH / Ylli: Shoqatat dhe privatizimi i klubeve, rruga e duhur

AlbanianSport.com 24/08/2021 21:10 ASNN – Kreu i KOKSH-it vlerëson ligjin e miratuar, kërkon kuptim

Quan Hongçan, në “Tokio 2020” për të mundur varfërinë e familjes

Quan Hongçan, në “Tokio 2020” për të mundur varfërinë e familjes

AlbanianSport.com 08/08/2021 20:55 ASNN – Historia prekëse e 14-vjeçares kineze, që triumfoi në

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh