Gjergj Vyshka 06.12.2014 18:20
Shqipëria vazhdon të jetë në rreshtat e fundit të Kampionatit Botëror në pishinat e mbyllura 25-metërshe, që po zhvillohet në Doha të Katarit. Kështu në 50 metra shpinë, Aleksandër Ngresi është i 95-ti mes 109 pjesëmarrësve, teksa ka fiksuar kohën 31”05. Më tej akoma, Diana Basho në 200 metra shpinë renditet e 46-ta mes 51 pjesëmarrësve me kohën 2’38”82.
Duke vazhduar në 50 metra flutur, Franc Aleksi renditet i 110-ti mes 145 pjesëmarrësve me kohën 27”43. Kurse po në të njëjtën garë, Binald Mahmuti renditet i 120-ti mes 145 pjesëmarrësve, teksa ka fiksuar kohën 28”15. Në 400 metra stil i lirë, Klavio Meçe në 82 garues është i 68-ti me kohën 4’07”24.
Në 200 metra stil i përzier, Binald Mahmuti ka zënë vendin e 41-të mes 55 pjesëmarrësve me kohën 2’16”99, kurse Franc Aleksi është i 42-ti mes 55 pjesëmarrësve me kohën 2’17”23. Në 400 metra stil i lirë, Diana Basho ka zënë vendin e 51-të mes 57 pjesëmarrësve me kohë 4’47”52.
Dhe në fund të kësaj ditë, në 200 metra bretkosë, Deni Baholli ka zënë vendin e 45-të mes 57 pjesëmarrësve me kohë 2’30”88. Kësisoj në ditën e tretë Mahmuti dhe Aleksi janë më të mirët për Shqipërinë.