Gjergj Vyshka 04.12.2014 07:55
Në Doha të Katarit, që nga dita e djeshme, ka nisur Kampionati Botëror i notit në pishina të mbyllura, ose quajtur ndryshe në pishina të gjatësisë 25 metra. Në ditën e parë të aktivitetit, i cili përfundon të dielën më 7 dhjetor, për shqiptarët është dalluar vetëm Klavio Meçe, i cili në 200 metra stil i lirë, me kohën 1’57”18, ka zënë vendin e 78-tës mes 100 konkurrentëve. Që do të thotë se ka lënë nga pas 23 garues.
Ndërkaq në 100 metra bretkosë për meshkuj, Binald Mahmuti është skualifikuar në start. Për të vijuar më pas në 200 metra flutur, Diana Basho ka zënë vendin e 33-të mes 34 garuesve. Që do të thotë se ka qenë e parafundit, ndërsa koha e saj ka qenë 2’33”77. Në 100 metra shpinë, Basho e 72-ta mes 74 garuesve, ndërsa ka dhënë kohën 1’19”18.
Dhe mandej po Basho, në garën e saj të tretë brenda ditës, tashmë në 400 metra stil i përzier, është në vendin e 28-të mes 29 pjesëmarrësve, kurse koha e saj është 5’43”88. Binald Mahmuti në 100 metra flutur ka dhënë një tjetër pjesëmarrje të mirë, ndërsa është i 86-ti mes 96 konkurruesve dhe koha e fiksuar prej tij është 1’04”03. Në përfundim të ditës së parë, Shqipëria në 4×100 metra stil i lirë nuk e ka nisur garën. Kampionati Botëror i notit në pishinat e mbyllura përfundon të dielën