Not / Bianti Danaj shpallet “Notari më i Mirë” në mitingun e Ljubjanës

Share Button

Not-Bianti-Danaj

AlbanianSport.com 06.01.2015 22:40

ASNN – Në muajin tetor, nga data 17, deri më 19 tetor 2014 në Sarajevë, notari i Jon Vlorës, Bianti Danaj, përmirësoi rekordet kombëtare në garat 50, 100 dhe 200 metra stil i lirë, ndërsa mori medalje ari, argjendi dhe bronzi. Por synimi i tij ishte që t’i përmirësonte dhe më tej këto rekorde. Për këtë punoi edhe më shumë së bashku edhe me shokun e tij Th. Duni. Dhe në Kupën e Shqipërisë, në muajin nëntor, në kompleksin e Pishinave “Te Stela” në Tiranë, ai përmirësoi dhe theu rekordet kombëtare të mitingut ndërkombëtar në Sarajevë.

Këtë radhë në 100 metra katërnotim, por rekordet nuk iu njohën sepse kjo veprimtari nuk ishte e organizuar nga Federata Shqiptare e Notit. Megjithëse shkresa që ka ardhur në klube për organizimin e aktivitetit ka qenë në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Nitot. Për këtë arsye u mor pjesë në mitingun ndërkombëtar të Lubjanës, që u zhvillua më 21 dhjetor 2014. Një aktivitet i bukur ky, por i vështirë. Them i vështirë, sepse të gjitha garat u zhvilluan brenda ditës, njëra pas tjetrës me një pushim 30-40 minuta, atëherë kur u ndanë medaljet dhe kupat në fund të veprimtarisë.

Në këtë veprimtari, Bianti theu 4 rekorde kombëtare për moshat 11-12 vjeç. Rekordet i nisi në garën e 50 metrave stil i lirë teksa fiksoi kohën e re 29”46, ndërsa zuri vendin e dytë. Pak më vonë notoi në garën 400 metra stil i lirë, atje ku zuri vendin e parë dhe theu rekordin kombëtar me kohën e re 4’51”67. Rekord ky që mbahej nga notari i Teutës së Durrësit, S.Goga, me kohën 5’12”13. Edhe më pas, në garën e 50 metrave shpinë, Bianti Danaj theu rekordin kombëtar me kohën 36”23. Por gara e 100 metra stil i lirë do të ishte një nga më të bukurat dhe më të vështira.

Ai në këtë garë zuri vendin e parë duke thyer rekordin kombëtar në kohën e re 1’03”57. Veçse kur mbaroi gara u dha njoftimi për skualifikim për një nisje të parakohshme. Natyrisht kjo e mërziti dhe e shqetësoi shumë Biantin, por me qetësi e durim ai e kaloi këtë dhe në vendin e parë kaloi notari italian Luka Koreti me kohën 01’04”86. Gara e 200 metrave në stilin e lirë do të mbetej vendimtar për Bianti Danajn, ndërsa do të shpallej notari më i mirë i turneut. Dhe këtë garë ai e kaloi me sukses. Luftoi deri në fund dhe fitoi duke zënë vendin e parë me kohën rekord 02’20”13.

I dyti u radhit notari i klubit të Bosnjës të S. D. P, Mitoz Krekbosheli, me kohën 02’23”97. Kjo garë e shpalli Biantin dhe notarin më të mirë që mori dhe kupën e veprimtarisë më këto mosha. Paraqitje shumë të mirë beri dhe notari tjetër i ekipit Jon Vlorë, Thoma Duni, për moshat 13-14 vjeç. Në 50 metra shpinë ai arriti kohën 34”52, ndërsa në garën 100 metra shpinë ai u radhit i gjashti me kohën 01’16”34 . Në garën e 100 metra stil i lirë, Thomai arriti kohën 01’04”33. Rezultate këto mjaft të mira për këtë moshë. Këto arritje janë fryt i punës e përpjekjeve që kanë bërë notarët.

Ata edhe pse stërviten larg në Llogara dhe 2 herë në javë në Durrës nuk tërhiqen nga vështirësitë. Janë që të dy djem me pasion. Natyrisht që po të kishin kushte edhe më të mira edhe rezultatet do t’i kishin më të larta. Por ata për këtë vit janë të gëzuar sepse kanë realizuar synimet dhe objektivat e tyre.

 

* Trajner i Jon Vlorës

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Sporti shqiptar, si një “OKB”, zgjerohet harta e të adoptuarve nga vende të tjera

Sporti shqiptar, si një “OKB”, zgjerohet harta e të adoptuarve nga vende të tjera

AlbanianSport.com 24/02/2022 14:10 ASNN – Importimi i talenteve që nuk kanë lindur në një vend

(Video) “Tokio 2020”, në optikën e Fidel Yllit: Një pjesëmarrje historike

(Video) “Tokio 2020”, në optikën e Fidel Yllit: Një pjesëmarrje historike

AlbanianSport.com 31/08/2021 18:40 ASNN – Presidenti i KOKSH-it analizon për RTSH Sport pjesëmarrjen

(Video) Shqiptarja Arjola, një “trimëreshë e artë” e notit italian në Paralimpiadë

(Video) Shqiptarja Arjola, një “trimëreshë e artë” e notit italian në Paralimpiadë

AlbanianSport.com 30/08/2021 21:40 ASNN – Shqiptarja mori medaljen e artë në Paralimpiadën e Tokios

(Video) KOKSH / Ylli: Shoqatat dhe privatizimi i klubeve, rruga e duhur

(Video) KOKSH / Ylli: Shoqatat dhe privatizimi i klubeve, rruga e duhur

AlbanianSport.com 24/08/2021 21:10 ASNN – Kreu i KOKSH-it vlerëson ligjin e miratuar, kërkon kuptim

Quan Hongçan, në “Tokio 2020” për të mundur varfërinë e familjes

Quan Hongçan, në “Tokio 2020” për të mundur varfërinë e familjes

AlbanianSport.com 08/08/2021 20:55 ASNN – Historia prekëse e 14-vjeçares kineze, që triumfoi në

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh