Gjergj Vyshka 03.11.2016 07:55
14 shoqata, anëtare të Federatës Shqiptare të Notit, kanë kërkuar shtyrjen e asamblesë zgjedhore, e cila do të mbahet të premten në mjediset e Resortit “Te Stela” tek kilometri i 7-të i autostradës Tiranë-Durrës.
Kërkesën e tyre ato ia kanë paraqitur Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar sepse, sipas tyre, kanë një sërë shkeljesh që nuk e bëjnë të pastër këtë asamble zgjedhore.
AlbanianSport.com po e sjell të plotë kërkesën e tyre duke qenë plotësisht transparent me ta dhe me të gjithë komunitetin e notit shqiptar. Sipas tyre kjo asamble zgjedhore, që do të zhvillohet të premten, është duke e mbytur notin shqiptar.