Njihen dy çerekfinaliste të tjera, Reali vuan në Madrid, Man. Siti, pa probleme

Share Button

AlbanianSport.com 06/03/2024 23:00

ASNN – Reali, mes drithërimash në çerekfinale. Lajpcigu kërcënoi të bënte surprizën, por nuk shkoi dot më larg se 1-1 në Madrid. Veprimtaria më prestigjioze e klubeve të Evropës, Liga e Kampioneve, është rikthyer të mërkurën në ekranin e Rrjetit të Radio-Televizionit Shqiptar me sfidën midis Realit të Madridit dhe Lajpcigut.  Pasi ka njohur të martën dy çerekfinalistet e para, Bajernin e Mynihut dhe Paris SG, Liga e Kampioneve ka njohur të mërkurën edhe dy të tjera, pasi janë luajtur takimet e kthimit të dy çifteve të tjera të turit të 16-shes.

Dhe sfida e sjellë për sportdashësit drejtpërdrejt ka qenë ajo që u luajtur në Stadiumin “Santiago Bernabeu”, midis Realit të Madridit dhe Lajpcigut. Ashtu sikundër kishte paralajmëruar edhe trajneri Marko Roze, edhe pse e kishte humbur minimalisht ndeshjen e parë në fushën e vet, skuadra gjermane ka luajtur si e barabartë në Madrid përballë vendasve, duke i vënë jo pak në vështirësi. Megjithatë, pjesa e parë është mbyllur me rrjeta të paprekura, ndërsa ajo e dyta do të vijojë me të njëjtën tablo.

Megjithatë, Reali i Madridit do të kalojë i pari në epërsi, pas një aksioni të bukur, të finalizuar nga Vinisius Zhunjor në minutën e 65-të. Por gjermanët reagojnë dhe barazojnë shifrat pas vetëm 3 minutash lojë, me anë të Orbanit. Edhe pse Lajpcigu do të luftojë fort, duke e mbizotëruar lojën ndaj vendasve, teksa kanë goditur edhe shtyllën horizontale të portës së madrilenëve, nuk ka më gola deri në fund dhe Reali i Madridit siguron barazimin 1-1, që e kualifikoi për në çerekfinale. Aty ku është kualifikuar të mërkurën edhe Mançester Siti, që ka përsëritur fitoren e ndeshjes së parë, 3-1, edhe në ndeshjen e kthimit në Angli ndaj FC Kopenhagës.

 

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh