AlbanianSport.com 11.12.2016 15:25
ASNN – Në po të njëjtën sallë ku u hodh shorti i Ligës së Kampioneve, një orë më pas u hodh edhe shorti i veprimtarisë së dytë të klubeve të kontinentit, Ligës së Evropës.
Ndër 16 sfidat do të ketë edhe përballje interesante si Vijareal-Roma apo Celta Vigo-Shaktar Donjeck.
Po kështu, spikat në këtë fazë edhe dueli gjermano-italian, Borusia e Mënshegladbahut-Fiorentina.
Kurse Mançester Juanjtid do të përballet me francezët e St Etienit. Pol Pogba do të përballen me vëllanë e tij Florentin Pogba, i cili luan në mbrojtjen e ekipit francez.
Ndeshjet e para do të luhen në 16 shkurt 2017, ndërsa ato të kthimit një javë më vonë, në datën 23 shkurt 2017.
Liga e Evropës 2016
Shorti i turit të 32-shes:
Atletiko e Bilbaos – APOEL Nikozia
Legia e Varshavës – Ajaks
Anderleht – Zenit Shën Peterburg
Astra Giurgiu – Genk
Mançester Junajtid – St. Etjen
Vijareal – Roma
Ludogorets – Kopenhagen
Celta Vigo – Shaktar Donjesk
Olimpiakos – Osmanllëspor
Gent – Totenhem
Rostov – Sparta e Pragës
Krasnodar – Fenerbahçe
Borusia Mënshengladbah – Fiorentina
AZ Alkmar – Lion
Hapoel Bir Sheva – Beshiktash
PAOK-u i Selanikut – Shalke 04