Njihen 4 gjysmëfinalistet, Arsenali, Valencia & Çellsi nuk gabojnë, Benfika përmbyset

Share Button

AlbanianSport.com 18/04/2019 23:55

ASNN – Të enjten në mbrëmje janë luajtur ndeshjet e kthimit të çerekfinaleve të Ligës së Evropës dhe Arsenali, Valencia dhe Çellsi i kanë mbrojtur me sukses në ndeshjet e kthimit fitoret e arritur në ndeshjet e para. Ndërsa Eintrahti i Frankfurtit ka përmbysur humbjen 2-4 të pësuar në Portugali me Benfikën, duke fituar 2-0 në shtëpi dhe duke siguruar gjysmëfinalet. Veprimtaria e dytë e klubeve të kontinentit në futboll, Liga e Evropës ka luajtur të enjten në mbrëmje aktin e dytë të çerekfinaleve të saj.

Prej nga kanë dalë edhe 4 skuadrat që do të vazhdojnë më tej betejën për këtë trofe, të cilat janë Arsenali, Çellsi, Valencia dhe Eintrahti i Frankfurtit. Dhe, në takimin që u soll për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, Napolin ka pritur në fushën e vet Arsenalin, duke mos arritur dot ta përmbysë atë humbje 0-2 të pësuar para një jave në Londër. Në fakt, skuadra londineze ka bërë pikërisht atë që kishte ardhur për të bërë në “Sao Paolo”.

Duke administruar epërsinë e ndeshjes së parë dhe duke e vënë vazhdimisht në vështirësi skuadrën vendase. Napoli përpiqet por nuk ka atë forcën goditëse që i nevojitej për ta thyer skuadrën angleze, edhe pse e ka gjetur edhe një gol që i është anuluar për pozicion jashtëloje. Në krahun tjetër, 9 minuta para fundit të pjesës së parë, Lakazetë ka ekzekutuar mjeshtërisht një goditje të lirë në kufinjtë e zonës, duke përshëndetur rrjetën.

Pjesa e dytë nuk do të sjellë gola të tjerë dhe Arsenali fitoi 1-0 dhe shkon kështu në gjysmëfinale. Ndërkohë, sa u përket ndeshjeve të tjera, epërsi dygolëshe që Benfika mori me vete për ndeshjen e kthimit, teksa pati fituar 4-2 në shtëpi ndaj Eintrahtit të Frankfurtit, nuk u ka mjaftuar portugezëve që janë mundur 2-0 në Gjermani. Vendasit vijojnë kështu më tej falë golave në fushë të huaj.

Valencia, që pati fituar 3-1 në fushën e Vijarealit në derbin spanjoll të Ligës së Evropës, ka vijuar të fitojë edhe 2-0 në shtëpi. Kurse Çellsi, që u mjaftua me një gol të vetëm në Republikën Çeke përballë vendasve të Sllavias së Pragës, ka kryer formalitetin të enjten në “Stemford Bridxh”, duke fituar 4-3 dhe duke siguruar gjysmëfinalen. Çellsi do të përballet me Eintrahtin e Frankfurtit në çiftin e parë gjysmëfinal, ndërsa në çiftin tjetër gjysmëfinale, Arsenali sfidohet nga Valencia.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh