AlbanianSport.com 30/09/2019 21:55
ASNN – Ai është ngjitur në “qiellgërvishtësen” e Frankfurtit, plot 154 m të lartë, dhe ka zbritur prapë. “Spajdërmeni” francez, Alen Robert, ka bërë një tjetër ngjitje spektakolare. Një nga ato të tijat, pa pajisje sigurie dhe pa leje.
Këtë radhë ka zgjedhur një nga “qiellgërvishtësit” në Frankfurt, kryeqyteti financiar i Gjermanisë. Një ndërtesë e lartë 154 metra, me 42 kate, të cilën ai e ngjiti për gjysmë ore.
Aventurieri 57-vjeçar, është i specializuar tashmë në ngjitjet e ndërtesave të larta. Kjo aveturë e tij është ndjekur nga kureshtarë, si dhe nga policia. Robert është ngjitur me sukses në majë të ndërtesës, aty ku ka përshendetur me dorë.
Ai ka vijuar të zbresp sërish me qetësinë e tij dhe sërishm, pa asnjë mjet sigurie dhe mbrojtje. Kur ka zbritur, policia e ka shoqëruar në komisariat për të kryer procedurat e zakonshme.