AlbanianSport.com 22/10/2018 17:30
ASNN – Federata Italiane e Futbollit (FIGC) kishte afro një vit pa president. Që prej dorëheqjes së Karlo Tavekios, e cila erdhi si pasojë e dështimit të Italisë për t’u kualifikuar për në fazën finale të Botërorit “Rusi 2018”, Federata kishte dështuar në përpjekjet për të zgjedhur një president.
Komiteti Olimpik Italian kishte lënë përkohësisht një drejtues, por më në fund, duke nisur nga dita e sotme, në krye të futbollit italian është zgjedhur Gabriele Gavrina. Ai zgjidhet president i “FIGC”-it pasi mori 97.2 % të votave në asamblenë zgjedhore të hënën, pasi ishte kandidati i vetëm për ta zëvendësuar Tavekion.
Më herët, 65-vjeçari ishte kryetar i Lega Pro, organit drejtues të Serisë C italiane. Kujtojmë që Gavrina ka qenë më parë dhe president klubit të “Castel di Sangro”, duke e drejtuar me suskes në vitet 90-të të shekullit të kaluar, ku arriti të ngjitej 5 herë në Serinë B të Italisë.